×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano: Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së sot të takohen sërish për të diskutuar për situatën në Kosovë

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha sot se takimi i djeshëm i diplomatëve të lartë të BE-së me emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar është vetëm një nga iniciativat e shumta diplomatike që po ndodhin në lidhje me situatën në Kosovë dhe se ambasadorët e shteteve anëtare do të takohen sërish pasdite për të diskutuar, raporton RTV, transmeton FrontOnline.

    “Shtetet anëtare të BE-së po diskutojnë situatën dhe po shkëmbejnë informacione për zhvillimet në terren. Takimi i radhës do të mbahet sot pasdite. Ambasadorët e vendeve anëtare do të takohen për të diskutuar situatën. Këto janë procese politike që po ndodhin aktualisht. Ata po diskutojnë se çfarë po ndodh saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe çfarë veprimi do të marrin vendet anëtare”, tha Stano në konferencën për shtyp.

    Ai shtoi se BE-ja nuk dëshiron të dalë me vlerësime dhe dënime derisa të përfundojë hetimi zyrtar dhe të mblidhen faktet.

    “Me sa kuptojmë, hetimi është ende në vazhdim. Nuk ka përfunduar dhe është duke u zbatuar plotësisht nga Policia e Kosovës. EULEX-i dhe KFOR-i ofrojnë ndihmë sipas kërkesës. Ne duhet të shohim se kush e organizoi dhe kush e kreu këtë sulm terrorist. Dhe ata që janë përgjegjës duhet të sillen para autoriteteve të drejtësisë. BE-ja ishte shumë e qartë”, vuri në dukje Stano.

    Ai po ashtu ka thënë se misioni i EULEX-it vepron në territorin e Kosovës si faktor i dytë i sigurisë, në përputhje me mandatin e tij dhe mund të reagojë vetëm nëse këtë e kërkon Policia e Kosovës.

    “EULEX-i, në përputhje me mandatin e tij, po bën gjithçka që mundet për të ofruar mbështetje për Policinë e Kosovës nëse ajo kërkon. Dhe mund të konfirmoj se bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë deri më tani. EULEX-i është duke i kryer detyrat e kërkuara nga Policia e Kosovës nga ky mision dhe do të vazhdojë të punojë”, tha Stano.

    Ai shtoi se shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, gjeneralmajor i karabinierëve, Giovanni Pietro Barbano, është në kontakt të vazhdueshëm me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe e informon atë për të rejat nga terreni.

    Stano ka theksuar se Borell dhe Lajçak po udhëheqin dialogun në bazë të mandatit të 27 vendeve anëtare të Unionit dhe me kërkesë të Beogradit dhe Prishtinës.

    “BE, si ndërmjetës në dialog, mund t’i ndihmojë palët vetëm për të arritur një marrëveshje, por gatishmëria, guximi dhe dëshira për të arritur kompromise dhe zgjidhje konstruktive janë të nevojshme”, theksoi Stano./FrontOnline/

     

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme02 Dhjetor 2023
    I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Kosovës në Senegal, Sami Halili, ka njoftuar sot se Ministrja e Punëve të Jashtme të...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur konferencë për medie ku ka kritikuar Qeverinë për planifikim jo të duhur të buxhetit për vitin...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti është kundër fjalës së lirë, derisa ka përmendur deklaratat përçmuese të zyrtarëve të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Ukraina së shpejti do të rihapë aeroportin ndërkombëtar të Kievit. Lajmi u bë me dije nga shefi i shtabit, të presidentit Volodymir...
    Sport02 Dhjetor 2023
    Sot (e shtunë) do të hidhet shorti për grupet e Kampionatit Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani. Përveç Gjermanisë nikoqire,...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Mbrëmja e premte solli befasi të shumta në skenën e “Dancing With the Stars Albania”. Bukuroshja e dashur nga Kosova, Juliana Nura,...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij. “Sot e kujtojmë ditëlindjen...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Njëjtë si Selatin Kaçaniku, mendon edhe ekonomisti Imer Raci. Ai në një prononcim thotë se parat false destabilizojnë tregun e dëmtojnë ekonominë....
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Vullkani Etna, më aktivi në Europë ka shpërthyer sërish. Në videot e publikuara në rrjete sociale, duken pamjet spektatolare të rrjedhjes së...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.