×
  • Sport
  • Sport

    Stadiumi në Magure të Lipjanit që ngjason me një “fushë patatesh”

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Stadiumi i futbollit në fshatin Magure të Lipjanit duket se po mbetet vetëm si projekt, por që i papërfunduar. Ndonëse komuna kishte shpallur tenderin e kishte fituar kompania “Dino”, vendi ku parashihej të ndërtohej ky stadium ngjason me një “fushë patatesh”, raporton FrontOnline.

    Në fundin e tetorit të vitit 2018, Komuna e Lipjanit kishte nisur punimet për rregullimin e stadiumit në fjalë. Tash, kur kanë kaluar rreth katër vjet nga fillimi i këtyre procedurave, asgjë nuk është punuar e asgjë nuk është përfunduar.

    Shuma që parashihej t’i paguhej kompanisë fituese ishte rreth 350 mijë euro në dy faza, derisa punimet duhej të përfundonin në vitin 2019. Natyrisht, kjo nuk ka ndodhur.

    Rregullimi I Fushës Së Futbollit Në Magurë (1)

    FrontOnline ka siguruar edhe kontratat e këtij projekti ku tregohet shuma dhe periudha e përfundimit të punës, e cila nuk është respektuar në asnjë moment të vetëm.

    65 1

    Rregullimi I Stadiumeve

    Portali poashtu i ka dërguar pyetje drejtoreshës së sportit në Komunën e Lipjanit, Anila Reçica – Llugiqi, por e njejta nuk ka kthyer përgjigjje – të paktën deri në publikimin e këtij artikulli.

    Salihu: Kjo hapësirë ngjan më shumë si gërmadhë se sa terren sportiv

    Asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Lipjanit, Alban Salihu është shprehur tejet i zhgënjyer me neglizhencën e punëve në këtë stadium.

    Sipas tij, pavarësisht investimit prej 350 mijë eurosh, kjo dëshmon keqmenaxhimin nga kryetari Imri Ahmeti.

    May be an image of 1 person and suit

    “Në këtë vend, në fshatin Magurë, në fund të vitit 2018, komuna e Lipjanit ka filluar punimet për rregullimin e fushës së futbollit. Sot, kur jemi në fund të vitit 2022, pavarësisht se janë investuar rreth 350 mijë euro para të taksapaguesve lipjanas, kjo hapsirë më shumë ngjan në një germadhë se sa një terren sportiv. Sipas kontratës, punimet është dashur të përfundohen në vitin 2019”, ka thënë Salihu.

    Tutje, ai thotë se të përfshirët në këtë keqmenaxhim nuk duhej ta bënin “gjumin e qetë”.

    “Kontratat e tilla ku keqpërdorimet dhe keqmenaxhimet nga qeverisja e kryetarit Imri Ahmeti janë të shumta. Ky fakt neve si opozitë na i shton përgjegjësitë që të angazhohemi më shumë në shpërfaqjen e tyre e drejtësinë e obligon që të aktivizohet. Ndërkaq, pushteti komunal, konkretisht të përfshirët në keqperdorime, nuk ish dashur ta bëjnë gjumin e qetë”, deklaroi Salihu për FrontOnline.

    “Seen”-at e drejtoreshes Reçica – Llugiqi

    E para e sportit në Komunën e Lipjanit, Anila Reçica – Llugiqi ka zgjedhur që edhe kësaj radhe të mos deklarohet në lidhje me një projekt të tillë, i cili është nismë e Komunës së Lipjanit.

    Pavarësisht dyshimeve për keqpërdorime në këtë projekt ende të papërfunduar, Reçica – Llugiqi nuk ka marrë mundin që të përgjigjet në pyetjet e dërguara dy ditë më parë nga FrontOnline.

    May be an image of one or more people, people sitting and indoor

    Poashtu, e njejta nuk ishte përgjigjur në pyetjet e portalit edhe për projektin e Federatës e Futbollit e Kosovës në shkollën e fshatit Banullë të Lipjanit, projekt i cili shkaku i neglizhencës, tashmë nuk do të implementohet në Lipjan, por në një komunë tjetër./FrontOnline/

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Sport24 Prill 2024
    Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se Bayern Munich e ka kontaktuar për ta pasuar Thomas Tuchel në detyrën e trajnerit...
    Sport24 Prill 2024
    Barcelona raportohet se është duke e vëzhguar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz. Anësori kolumbian sipas medieve spanjolle, është objektiv primar i Barçës....
    Sport24 Prill 2024
    Prishtina i është bashkuar Ballkanit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Kjo pasi të mërkurën e ka eliminuar Dritën në...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri e ka parë si një sukses mbajtjen e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve...
    Lajme25 Prill 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta zbatojë marrëveshjen e planit franko-gjerman, përfshirë...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës mbajnë sot konferencë. Sipas...
    Lajme25 Prill 2024
    Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme. Me fillim nga ora 09:00, Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektrezolutën për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.