×
  • Lajme
  • Lajme

    Sqarohen nga Trusti, tregojnë se kur mund të fillojë aplikimi për tërheqjen e 10%

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Sot në një seancë të jashtëzakonshme më 72 vota pro ka kaluar projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

    Në të njëjtin është paraparë që kontributpaguesit t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    E në këtë institucion  janë sqaruar se kur mund të fillojë aplikimi i qytetarëve që të tërheqin 10% të Trustit

    “Ne jemi të OBLIGUAR që të presim që ky projektligj të nënshkruhet nga Presidenti i vendit e të publikohet në Fletoren Zyrtare që më pas të lejojmë aplikimin. Besojmë që ky proces nuk do të marrë shumë kohë por nuk varet nga Trusti. Menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi, Trusti do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mund të aplikohet për 10%-shin si dhe do të japim detajet për aplikim”, thuhet në njoftimin e Trustit.

    Në Trust kanë sqaruar edhe mënyrën se kush mund ta tërheq këtë 10%:

    1) Aplikimi për tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një uebfaqe e veçantë, që do ta bëjmë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e Trustin.

    2) Aplikimi për tërheqje mund të bëhet nga çdo kontribuues që ka mjete në Trust.

    3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).

    4) Aplikimi me llogari bankare jashtë Kosovës nuk mund të bëhet.

    5) Aplikimi me llogari bankare të biznesit nuk mund të bëhet./FrontOnline/

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-shefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, ka folur për procesin e regjistrimit të popullsisë. Ai, me anë të një...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot është mbledhur ku pritët të votohet për raportin e deputetes Dora Bakojnais e cila ka...
    Lajme16 Prill 2024
    I dyshuari për vrasjen e gruas së tij mëngjesin e së martës në Pejë, ishte shpallur fajtor për veprën penale dhuna në...
    Të tjera
    Sport16 Prill 2024
    Boksieri, Erion Veseli, dikur ishte i bullizuar dhe në mbipeshë. Ai pastaj vendosi të merret me sport, e që ishte pika e...
    Lajme16 Prill 2024
    I dyshuari për vrasjen e gruas së tij mëngjesin e së martës në Pejë, ishte shpallur fajtor për veprën penale dhuna në...
    Sport16 Prill 2024
    Futbolli gjerman është në ditë zie pas vdekjes së ish-futbollistit të tyre. Bëhet fjalë për Bernd Hölzenbein, i cili ka qenë pjesë...
    Sport16 Prill 2024
    Lojtarët e Interit dhe trajneri Simone Inzaghi kanë bërë një pakt përpara ndeshjes së ardhshme, Derby della Madonnina ndaj Milanit. Nerazzurrët kanë...
    Lajme16 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u...
    Sport16 Prill 2024
    Lionel Messi ka fituar para të majme që kur iu bashkua Inter Miamit në verën e kaluar. Klubi nga Major League Soccer...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.