Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sportistët kosovarë gjendeshin në qytetin turk që u godit nga tërmeti, kjo është gjendja e tyre

    FrontOnline
    2 muaj më parë

    Në kohën kur ishte dashur të niseshin për në Kosovë, pjesëtarët e ekipit të mundjes të Kosovës u detyruan të lënë gjithçka prapa vetes në hotelin e tyre në Kahramanmarash të Turqisë, për t’i shpëtuar tërmetit të fuqishëm që goditi këtë vend.

    Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes të Kosovës (FMK), Genci Fazlija, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se mundësit e rinj të Kosovës dhe përfaqësuesit e Federatës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Pak në fillim kemi qenë të traumatizuar. Tani e kemi tejkaluar pak se ka qenë tmerruese, e papërshkrueshme. Krejt objektet rreth nesh janë shkatërruar, vetëm hoteli ku ishim ne, mbeti në këmbë”, thotë Fazlija.

    Mbi 1.900 njerëz raportohet të kenë mbetur të vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e këtij tërmeti me magnitudë prej 7.8 ballësh të Rihterit, që goditi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës zona në të dyja shtetet. Qindra persona mbeten ende të ngujuar nën rrënoja.

    Fazlija thotë se mundësitë e Kosovës i ndihmuan autoritetet në shpëtimin e disa personave të ngujuar, pasi kishin dalë vetë nga hoteli i tyre.

    “Kemi nxjerrë njerëz nga gërmadhat sa kemi mundur, derisa u lagëm krejt, sepse binte borë dhe shi. Pastaj, policia na falënderoi dhe na preferoi të largoheshim dhe u larguam”, rrëfen Fazlija.

    Ekipi i mundjes i Kosovës – i udhëhequr nga trajneri Ziber Xhoni dhe mundësit Fatlum Braka, Bleonit Bytyqi dhe Egzon Xhoni – kishte udhëtuar drejt Turqisë për të marrë pjesë në turneun dyditor “12 Shkurti”, i cili është pjesë e kalendarit zyrtar të garave ndërkombëtare të mundjes.

    I gjithë ekipi ishte i vendosur në tri dhoma të ndryshme në hotelin e tyre në Kahramanmarash dhe Fazlija thotë se ata ishin bashkuar shpejt në korridor, pasi u zgjuan nga zhurmat e shkaktuara nga tërmeti.

    “Edhe në hotelin tonë binin poçet elektrike, qeramika, knaufi… binin copa sa mundeshin. Edhe shkallëve [kur kemi dalë] ka qenë rrezik, por mirë ka kaluar gjithçka. Por, kemi qenë në rrezik… dy ndërtesa 20-katëshe u rrëzuan aty afër nesh”, thotë Fazlija.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2023
    Një person ka vdekur në Prishtinë, derisa ishte duke qëndruar me vëllain dhe shokun e tij. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen, derisa...
    Ekonomi31 Mars 2023
    Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj,  ka thënë se gjatë vitit të kaluar është shënuar rritje e qarkullimit...
    Lajme31 Mars 2023
    “Kosova fle mbi thëngjill”, kjo është fjalia që ka qarkulluar ndër breza. Në realitet kjo qëndron, pasi që vendi renditet i pesti...
    Të tjera
    Vip31 Mars 2023
    I ftuar sot në “Wake Up”, Bledi Mane u shpreh se banorët që e meritojnë vërtet finale janë padiskutim Olta dhe Luizi,...
    Lajme31 Mars 2023
    Më 18 mars të këtij viti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takuan në Ohër. Ata...
    Lajme31 Mars 2023
    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka miratuar dje tarifat e reja të energjisë elektrike, që do të jenë më të...
    Lajme31 Mars 2023
    Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media. Sipas njoftimit zyrtar nga kjo parti, konferenca nis në orën 12:30...
    Lajme31 Mars 2023
    11:00Lëvizja FOL prezanton gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022. Me këtë rast do të...
    Lajme31 Mars 2023
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.