×
  • Lajme
  • Lajme

    SPK-ja dënon sulmet ndaj zyrtarëve policorë

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një komunikate për medie ka dënuar sulmet fizike ndaj zyrtarëve policor.

    Më tutje në komunikat thuhet se kohët e fundit ka pasur rritje të rasteve ku zyrtarët policor janë kanosur dhe sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës.

    Komunikata e plotë:

    Kohëve të fundit kemi pasur rritje të numrit të rasteve ku zyrtarët policorë janë kanosur dhe janë sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga persona të pandërgjegjshëm.

    Sindikata e Policisë së Kosovës dënon këto veprime, duke ju rikujtuar të gjithëve se zyrtarët policorë me gjithë lodhjen fizike dhe psiqike janë të përgatitur profesionalisht dhe janë në gjendje gatishmërie ta mbrojnë vetveten e tyre dhe çdo qytetar të Republikës së Kosovës, duke respektuar vendimet e Qeverisë për respektimin e masave, ku në këtë kohë të vështirë Policia e Kosovës është e obliguar të dalë në terren dhe të ndërmarrë masa konform ligjeve pozitive të vendit në parandalimin dhe luftimin e pandemisë ” Covid-19″.

    Në të njëjtën kohë ju rikujtojmë se policët janë të angazhuar me orar 12 orësh dhe kjo paraqet barrë shtesë për shëndetin fizik të zyrtarëve policorë, përpos rrezikut nga pandemia, që duhet t’i ekspozohen duke bërë kontrolle të kohëpaskohshme të qytetarëve dhe të automjeteve.

    Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, jemi duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë kohore të një pandemie, sot më shumë se kurrë na duhet bashkëpunimi me qytetarët e Republikës sonë dhe jo sulmet fizike ndaj policëve të cilët po kryejnë detyrën e tyre zyrtare, në mbrojtje të rendit dhe ligjit.

    Sindikata e Policisë brengoset dhe shpreh pakënaqësinë e saj ndaj rasteve, sulmeve dhe kanosjeve ndaj policëve dhe nuk do të tolerojë që këto raste të përsëriten e të ndodhin ndaj policëve.
    Iu bëjmë thirrje organeve ligjvënëse dhe kompentente që dënimet e tilla të jenë më rigoroze dhe të më të ashpra ndaj personave të pandërgjegjshëm, meqenëse numri i sulmeve çdo ditë e më shumë po shtohet në forma të ndryshme nënçmuese ndaj zyrtarëve policorë që i përkasin një institucioni më të besuar në vend.

     

    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Bashkim Smakajt iu është refuzuar kërkesa për lirim me kusht dhe si rrjedhojë u urdhërua që të i caktohet masa e paraburgimit...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Avokati Bas Martenes i cili përfaqëson Bashkim Smakajn kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij duke ofruar 5 mijë euro dorëzani....
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjyqtarja Marjorie Masselot në seancën e sotme ka njoftuar vendimin e saj që ish-presidenti Hashim Thaçi të qëndrojë në paraburgim. Ajo është...
    Të tjera
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Avokati Bas Martenes i cili përfaqëson Bashkim Smakajn kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij duke ofruar 5 mijë euro dorëzani....
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Luftëtarët nga forcat anti-qeveritare pushtuan Damaskun, duke i dhënë fund sundimit të Bashar al-Asad. Në krye të ofensivës ishte Abu Mohammed al-Jolani...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjyqtarja Marjorie Masselot në seancën e sotme ka njoftuar vendimin e saj që ish-presidenti Hashim Thaçi të qëndrojë në paraburgim. Ajo është...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Rebelët sirianë thonë se e kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Damaskun, pas një ofensive të shpejtë të nisur ditëve të fundit. Rebelët...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjatë paraqitjes së parë Bashkim Smakaj i cili po akuzohet për tentim të personit zyrtar dhe mosbindje ndaj gjykatës, ai kërkoi që...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Në një zhvillim dramatik, rebelët sirianë kanë pushtuar pallatin presidencial të Bashar al-Assad në Damask, ndërsa shpallin Sirinë si “të lirë” pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.