Spitali indonezian në Gaza është kthyer nga një qendër mjekësore në një “varr masiv”, ka njoftuar sot zëdhënësi i ministrisë së kontrolluar nga Hamasi, Ashraf al-Qudra, raporton CNN, transmeton FrontOnline.
Duke cituar stafin e spitalit, zëdhënësi tha se kishte kufoma në të gjitha repartet dhe shumë jetë kishin humbur për shkak të mungesës së furnizimeve.
“Para morgut janë 60 trupa”, tha El Kudra, duke shtuar se ata do të varrosen në oborret brenda spitalit. CNN gjithashtu raporton, duke cituar reporterin e tij që ndodhet në spitalin indonezian, se situata në atë institucion është shumë e vështirë./FrontOnline/