×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Spiropali uron Kosovën për Pavarësinë: Republika e Kosovës dhe Shqipëria janë dy gjysma të të njëjtës aspiratë

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar Kosovën në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësië në nisje të seancës plenare të ditës së sotme.

    Kryeparlamentarja tha se 17 shkurti shënon një ditë historike për Kosovën, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar.

    “Sot është një ditë e madhe. Sot është një ditë historike, për Kosovën, Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

    Para se të fillojmë me rendin e ditës, sot, në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, e cila ka hyrë në histori si Dita e Pavarësisë së Kosovës, ju ftoj që nga kjo sallë, ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, t’u përcjellim urimet vëllazërore me një duartrokitje popullit, Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës.

    Sot është njëkohësisht edhe nëntori i 1912-ës, edhe 17 shkurti i 2008-ës, në Republikën e Kosovës.

    Eshtë moti i madh që e bëri Kosovën të lirë, të mosvarme dhe i shtoi Europës një flamur të ri në familje.

    Kurrë ndonjëherë si këto dy data bashkë nuk kanë shenjuar ngjarje më të madhe, e nuk kanë nisur rishtaz një epokë të re për shqiptarët, duke i çuar ata kah liria, kah pavarësia dhe vendosmëria për të shkruar vetë historinë tonë të përbashkët moderne.

    Më lejoni që, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, të përcjellim së bashku urimet më vëllazërore për çdo qytetar të Republikës së Kosovës, për dëshmorët dhe mendimtarët dhe gjithë sakrificat e tyre të pafundme që bënë të mundur ngjizjen e ëndrrës së madhe të lirisë dhe drejtësisë historike.

    17 vjet më parë, në Kuvendin e Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, Kryeministri Hashim Thaçi, lexoi deklaratën e Pavarësisë, si aktin suprem që shpallte Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

    Ai çast që shënjoi triumfin e ëndrrës së një populli dhe të një kombi të ndarë dhunshëm në dy pjesë, është dita e parë e historisë së një realiteti të ri gjeopolitik në rajon e Evropë, dhe gjithashtu triumf i të drejtës njerëzore për vetëvendosje, i luftës për të drejtat e njeriut dhe i të drejtave të kombeve për ta ndërtuar vetë fatin e tyre.

    Ai çast ishte kulmimi i asaj lufte të paprerë dhe aspiratave shekullore të shqiptarëvë të Kosovës.

    Nën frymëzimin e Presidentit Ibrahim Rugova, qytetarët e Kosovës i rezistuan paqësisht dezintegrimit të egër të ish-Jugosllavisë dhe më pas, u përgjigjën edhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Dy ndeshje me sakrifica të paimagjinueshme, në një front për jetë a vdekje, në një sfidë mes qytetërimit, barbarisë e terrorit, në fund të shekullit të XX-të.

    Mirënjohje pafund për gjithë martirët e asaj lufte, për gjithë ato jetë që u prenë në mes në këmbim të lirisë.

    Në këtë ndeshje të pashembullt, në krah të popullit të Kosovës dhe shqiptarëve të rajonit, ishte aleanca më e madhe politiko-ushtarake, e cila luftoi dhe fitoi betejën e parë antifashiste në Evropë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

    Kosova ishte në ato muaj dramatikë ndërgjegja e lënduar e qytetërimit perëndimor, që vendosi t’i përgjigjet me forcën e të drejtës, forcës së verbër të regjimit gjakatar të Beogradit.

    Mirënjohje pafund për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe e BE-në, NATO-n dhe gjithë vendet e tjera mike që bashkëmundësuan lirinë e Kosovës.

    Sot, Republika e Kosovës dhe Shqipëria janë dy gjysma të të njëjtës aspiratë, për t’u bërë së afërmi pjesë e Bashkimit Evropian.

    Janë dy flamuj, por një komb e një gjuhë.

    Kujtojmë nga kemi ardhur, dimë se ku do të shkojmë!

    Ne, në Kuvendin e Shqipërise mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin e paprerë, jetik e strategjik me institucionet e reja të Republikës së Kosovës që do të dalin nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke respektuar e nderuar shprehjen e lirë të vullnetit dhe votës së qytetarëve të Kosovës.

    Ne mbështesim dhe jemi pjesë e pandarë e përpjekjeve të udhëheqësve, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për zhvillim, progres e mirëqenie, për konsolidimin e vlerave dhe standarteve demokratike, integrimet euro-atlantike dhe pranimin në organizatat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si rrugë të vetme për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

    Zoti bekoftë lirinë, Zoti Bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët kudo në botë”, tha Spiroapli.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po ndryshon politikën e azilit për burrat nga Afganistani. Burrat e pamartuar, të cilëve u është refuzuar...
    Sport20 Mars 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Rezultati pas 45...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.