Rajoni i Katalonjës në Spanjë e ka vendosur në izolim një zonë me rreth 200,000 banorë afër qytezës Lerida për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit në atë pjesë.
Ky vendim u mor në kohën kur në Spanjë kanë filluar pushimet verore dhe është lejuar hyrja e turistëve të huaj nga 12 shtete jashtë Bashkimit Evropian, shkruan “France24”, transmeton Express.
Spanja më 21 qershor i ka hapur kufijtë për banorët e shteteve që janë anëtare të Zonës Schengen dhe për Britaninë e Madhe.
“Kemi vendosur që ta mbyllim zonën Del Segria pasi të dhënat konfirmuan rritje të madhe të infeksioneve me Covid-19”, tha Quim Torra, president rajonal i Katalonjës, duke shtuar se askush nuk do të lejohet që të hyjë apo të dalë nga kjo zonë.
Ministrja rajonale e Shëndetësisë, Alba Verges, tha se do të ndalohen tubimet me më shumë se dhjetë persona dhe vizitat në shtëpitë për kujdesin ndaj të moshuarve.
Spanja është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë me mbi 28,000 viktima. Më shumë të vdekur se Spanja në Evropë kanë vetëm Britania e Madhe, Italia dhe Franca.

Të tjera
-
23:08 | 03 Korrik 2022
-
22:59 | 03 Korrik 2022
-
22:57 | 03 Korrik 2022
-
22:41 | 03 Korrik 2022
-
22:35 | 03 Korrik 2022
-
22:18 | 03 Korrik 2022
-
22:10 | 03 Korrik 2022
-
21:46 | 03 Korrik 2022
-
21:39 | 03 Korrik 2022
-
21:32 | 03 Korrik 2022
-
21:29 | 03 Korrik 2022
-
21:10 | 03 Korrik 2022