×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Spanja do të lejojë që rajonet të vendosin për masat kundër COVID-19

    FrontOnline
    04 Maj 2021

    Qeveria e Spanjës do të kalojë përgjegjësinë për kufizimet kundër koronavirusit në 17 rajonet e vendit, krejt kjo pasi gjendja emergjente kalon në javën e ardhshme bëri të ditur këtë të martë zëvendëskryeministri, Carmen Calvo.

    Autoritetet rajonale do të jenë në gjendje të vendosin mbikëqyrjen e policisë dhe të bllokojnë zonat teksa duhet të sigurojnë mbështetjen e gjykatave lokale, tha Calvo.

    “Rajonet mund të justifikojnë, argumentojnë, propozojnë masa për ndalimin e qarkullimit në gjykata ose bllokimet që kufizojnë të drejtat dhe liritë, por atyre u duhet një autorizim gjyqësor,” i tha ajo një konference shtypi.

    Pa gjendjen e jashtëzakonshme, autoritetet spanjolle nuk kanë të drejtë të pezullojnë liritë civile si liria e lëvizjes ose mbledhjes. Rajonet me norma të larta infektimi, të tilla si shteti Bask, i kanë kërkuar qeverisë t’i zgjasin kufizimet.

    Është e paqartë se çfarë do të vendosin të bëjnë rajonet e ndryshme tani që u është dhënë përgjegjësia ose si do të vendosin gjykatat lokale.

    Qeveria qendrore ka vendosur, megjithatë, të zgjasë deri në 9 gusht mbrojtjen e pronarëve të shtëpive nga bllokimi nëse ata nuk mund të paguajnë hipotekat e tyre dhe kundër ndërprerjes së energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë nëse faturat e shërbimeve janë të papaguara.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme....
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Dy shtetas të Shqipërisë, pjesëtarë të shoqërisë civile që po merrnin pjesë në një seminar në Beograd, janë ndaluar dhe larguar nga...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Mungesa e banesave dhe qiratë e larta nuk janë një fenomen i ri në Zvicër. Por studimet e reja zbulojnë pjesët e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Mungesa e banesave dhe qiratë e larta nuk janë një fenomen i ri në Zvicër. Por studimet e reja zbulojnë pjesët e...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Kroacia u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që të shtyjnë të gjitha udhëtimet jo esenciale për në Serbi për shkak të...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Një aksident ka ndodhur sonte në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalur kështu nga rruga....
    Vip23 Janar 2025
    Tre muaj pasi do të kryhet Big Brother dhe fillojnë të harrohen sendet për çfarë do të të mbajnë mend njerëzit?”, ishte...
    Vip23 Janar 2025
    Xheneta dhe Vullneti kanë diskutuar për finalen e madhe të ditës së nesërme të Big Brother VIP Kosova 3. Të dy diskutonin...
    Sport23 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, teorikisht duhej të ishte me humor të mirë pasi skuadra e tij shkatërroi RB Salzburgun në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.