×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “SPAK nuk është i imi”, Rama: Paraburgimi nuk mund të bëhet një normë

    FrontOnline
    18 Shkurt 2025

    Kryeministri shqiptar Edi Rama iu rikthye edhe njëherë SPAK dhe zhvillimeve të fundit.

    Sipas kreut të qeverisë shqiptare, SPAK tashmë e ka treguar se nuk është i kapur, por shtoi se nuk do të pranojë një sistem drejtësie që shkel të drejtat.

    “SPAK nuk është imi, por i Kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Tani dhe SHBA është tërhequr nga kjo punë dhe nëse SPAK do ta kishte sjellë Amerika do ta kishte marrë me vete. SPAK është këtu dhe ka një garanci. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kuadër të kësaj lufte nga këneta me në krye bufin plak është Partia Socialiste dhe unë në krye të saj. Reformën në drejtësi e kam bërë unë dhe PS. Në 2025 sfida është të kemi një sistem drejtësie të drejtë dhe të barabartë. Pjesa e parë e sfidës, pavarësisht kostove, gjërave që nuk shkojnë, edhe me SPAK është sidoqoftë se ka krijuar vetëbesimin e pavarësisë. Askush nuk mund të thotë sot se SPAK është i kapur. Sfida është që pavarësia të jetë garanci edhe për profesionalizëm dhe standarde. Nuk do ta pranojmë një sistem drejtësie, joprofesional dhe në shkelje të të drejtave dhe lirive dhe të drejtave që bëjnë diferencën nga një drejtësi në diktaturë dhe një drejtësi në demokraci. Paraburgimi nuk mund të bëhet një normë për të kyçur brenda pa prova këdo qoftë”, tha Rama, raporton A2CNN

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 63-të që është mbajtur sot, ka ndryshuar shtatë...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka folur nga Izraeli, pasi u arratis nga Bosnja dhe Hercegovina me një fluturim drejt kryeqytetit...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet...
    Lajme25 Mars 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se votat që VV-ja i ka marrë më 9 shkurt nuk...
    Lajme25 Mars 2025
    Daut Haradinaj ka reaguar pas largimit të Shkumbin Demaliaj nga AAK-ja dhe formimin e një subjekti të ri politik. Haradinaj ka thënë...
    Lajme25 Mars 2025
    Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, është takuar me përfaqësues të Listës Sprksa përpara seancës në Këshill të Sigurimit të Kombeve...
    Lajme25 Mars 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. njofton se gjatë punimeve nga Operatori Ekonomik kontraktuar nga Komuna e Gjakovës, gjatë punimeve në rrugën...
    Lajme25 Mars 2025
    Rryma do të shtrenjtohet nga 1 prilli për 15% dhe këtë e bëri punë të kryer kryesuesi i Bordit të Zyrës së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.