×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SPAK kërkon dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg

    FrontOnline
    05 Shkurt 2025

    Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën këtë të mërkurë për kryebashkiakun socialist të Devollit në Shqipëri, Eduard Duro, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove, si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

    Të njëjtin dënim, prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për katër zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu.

    Në seancën e radhës, që do të mbahet javën e ardhshme, mbrojtja do të paraqesë kundërshtimet e saj dhe në fund gjykata do të vendosë mbi dënimin ose jo të tij.

    Eduard Duro është marrë pak muaj më parë zyrtarisht i pandehur nga SPAK dhe akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje. Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion nga një subjekt tjetër. Përveç Duros, u hetuan edhe katër punonjës të Bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë./Euronews.al/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar liderët botërorë “kundër besimit ndaj pretendimeve të Vladimir Putinit për gatishmërinë për t’i dhënë fund luftës”....
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Instituti Kombëtar i Statistikave i Spanjës (INE) ka bërë të ditur se popullsia e vendit për herë të parë ka tejkaluar 49...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Të shtëna me armë janë raportuar në drejtim të efektivëve të policisë mbrëmjen e kësaj të enjteje në afërsi të Rinasit. Policia...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.