×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Spahn: Gjermania mund ta ketë një vaksinë për COVID-19 në muajt e ardhshëm

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tha të enjten se ai pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm (2021) të zbulohet një vaksinë ndaj COVID-19.

    Më 12 gusht, agjencia e shëndetit publik në Gjermani fillimisht publikoi një raport ku thoshte se në vjeshtë do të ketë një vaksinë por, më pas, dokumenti u fshi nga faqja e internetit e Institutit Robert Koch (RKI).

    Instituti tha se dokumenti nuk ishte i përditësuar dhe ishte botuar gabimisht, raporton Reuters.

    “Unë jam optimist se në muajt e ardhshëm, dhe sigurisht në vitin e ardhshëm, mund të ketë një vaksinë”, i tha Spahn televizionit gjerman ZDF, transmeton REL.

    Spahn nuk pranoi të caktojë një muaj specifik në të cilin vaksina do të ishte e gatshme, duke thënë se akoma nuk është e mundur të përcaktohej se sa shpesh njerëzit kanë nevojë të vaksinoheshin ose sa do të zgjaste imuniteti nga ajo vaksinë.

    “Por, një gjë që mund të themi është se falë të gjithë neve që punojmë së bashku – studiuesve, shkencëtarëve, publikut – me siguri do të kemi një vaksinë më shpejt se kurrë më parë në historinë e njerëzimit”, tha ministri gjerman.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi të martën se Rusia ishte bërë vendi i parë që ka miratuar një vaksinë ndaj COVID-19.

    Spahn përsëriti dyshimet e tij për atë vaksinë, të quajtur “Sputnik V”, duke thënë se kishte relativisht pak të dhëna për të.

    Të enjten në Gjermani janë regjistruar 1.445 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 219.964.

    Instituti Robert Koch (RKI) raportoi se janë shënuar edhe katër vdekje.

    Deri më tani, në Gjermani nga sëmundja COVID-19, kanë humbur jetën 9.211 persona.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Dhjetor 2023
    Ditën e të Drejtave të Njeriut, Bashkimi Evropian i bashkohet botës në festimin e 75-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale të të...
    Bota/Rajoni09 Dhjetor 2023
    Dy spitale në Gaza qendrore dhe jugore morën 133 trupa të vrarë nga bombardimet izraelite gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e...
    Bota/Rajoni09 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka falënderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij  me rastin e kongresit të sotëm...
    Të tjera
    Vip09 Dhjetor 2023
    Ardi dhe Blerando kanë kënduar hitin botëror. Ata kanë përshtatur tekstin për Mirdonin. Mirdoni ka filluar të qesh. Për parë të debatin,...
    Vip09 Dhjetor 2023
    Linda, Ganiu, Buci dhe Alby kanë kaluar kohë së bashku në oborrin e shtëpisë. Ka qenë Linda ajo që e ka luajtur...
    Vip09 Dhjetor 2023
    Lumbardhi ka tentuar ta zë në siklet Miss Rose. Ai i ka thënë “a mundesh me ma tregu alfabetin?”. Ajo thënë se...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka prezantuar raportin me titull “Auditimi jofinanciar nga ZKA: Ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë”. Ky raport...
    Bota/Rajoni09 Dhjetor 2023
    “Nëse bota lodhet duke na ndihmuar, thjesht do të na lërë të vdesim. Për ne është një çështje etike”. Kështu është shprehur...
    Vip09 Dhjetor 2023
    Ishte një natë e rëndë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” të premten pasi Shqipja zbuloi ndjesitë e saj të ankthit...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.