×
  • Lajme
  • Lajme

    Spahiu: Votim i çuditshëm, ata që punuan u ndëshkuan në zgjedhje, ndërsa dembelët i çuan përpara

    FrontOnline
    19 Shkurt 2025

    Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka shprehur skepticizëm për produktivitetin e legjislaturës së re, duke vënë në dukje disa probleme në listat e kandidatëve të partive. Sipas tij, në listën e “Vetëvendosjes” janë përfshirë ministra që kanë dështuar dhe nuk kanë treguar ndonjë rezultat konkret në punën e tyre, ndërsa disa figura që e kanë merituar të jenë në Kuvend nuk janë fare pjesë e listave të reja të deputetëve.

    ‘’Nuk më duket që kjo legjislaturë do të jetë më produktive për arsyen e thjeshtë që unë e pashë. Shembull në listën e Vetëvendosjes janë futur ministra të cilët kanë dështuar, që nuk kanë punuar asgjë, që kanë qenë dështim total dhe ka nga ata që nuk janë fare në listën e deputetëve e që e kanë merituar të jenë ‘’, tha Spahiu për FrontOnline.

    Spahiu e ka cilësuar votimin si të çuditshëm dhe si një sinjal që nuk premton përmirësim në qeverisjen e ardhshme. Ai ka vërejtur se votuesit, në vend që të mbështesin ata që kanë punuar, i kanë demotivuar të njejtit, ndërsa ata që nuk kanë dhënë rezultate i kanë avancuar në listë.

    ‘’Votimi është shumë i çuditshëm dhe nuk premton që do të ketë qeverisje më të mirë sesa që e kishim. Votuesi, ata që kanë punuar i ka demotivuar, ndërsa e ata që  nuk kanë punuar i ka çuar përpara ‘’, deklaroi Spahiu.

    Megjithatë, ai ka theksuar se një aspekt pozitiv është fakti që qytetarët po votojnë gjithnjë e më shumë sipas preferencave të tyre dhe jo vetëm sipas listave të caktuara nga liderët politik.

    ‘’Fakti që tani njerëzit votojnë pavarësisht vendit në listë ku janë tregon se votuesit kanë filluar të shohin se nuk është e thënë të votohen vetëm preferencat e liderëve, por dhe preferencat e tyre’’, përfundoi Spahiu.

    Kush u shpërblye e kush mori “flakareshë” në zgjedhjet e 9 shkurtit?

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, kryediplomatin serb, Marko...
    Lajme25 Mars 2025
    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë. Lajmin për Front Online e ka...
    Lajme25 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar që në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë, të martën. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmoferike. Si rrjedhojë, gjatë gjithë javës parashihen vranësira...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm të kilogramit të specave në Kosovë. Peci në një intervistë në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.