[wp-story]

Lajme

Sot zgjidhen vartësit e Mustafës në LDK

Sot zgjidhen vartësit e Mustafës në LDK
11:18 | 06 Gusht 2019

Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot në orën 13:00 mbledh partinë.

Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të caktohet paria e re e LDK-së dhe nuk përjashtohet çështja e të nominuarit Kryeministër.

Poashtu, gjatë këtij takimi do të diskutohet edhe Qeveria dhe opsionet pas takimit të djeshëm me Philip Kosnet.

Mustafa u takua dje me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin diskutoi tema të rëndësishme për vendin, me theks të veçantë zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situatën aktuale politike.

Mustafa e njoftoi Kosnettin për ecurinë e procesit zgjedhor të LDK-së dhe theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme sa më parë.

Këto zhvillime vijnë pas Kuvendit Zgjedhor të LDK-së që u mbajt të shtunën më 3 gusht ku Isa Mustafa u rizgjodh për herë të tretë krye të këtij subjekti politik.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera