×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sot votohet për parlamentin e Malit të Zi

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Qytetarët në Mal të Zi votojnë sot për parlamentin e ri, si dhe për Asamblenë Komunale në pesë komuna.

    Këto zgjedhje janë mjaft të rëndësishme për Malin e Zi, veçanërisht lidhur me aspiratat e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, një aspiratë e përbashkët për shumë vende të rajonit, si dhe për legjitimitetin e Parlamentit, duke marrë parasysh kontestimin e zgjedhjeve të mëparshme të 2016-s nga opozita dhe bojkotimin e mëvonshëm të punimeve parlamentare prej saj.

    Zgjedhjet po zhvillohen përkundër një sfondi mosbesimi të qytetarëve ndaj institucioneve të shtetit dhe ndarjeje të shoqërisë lidhur me identitetin kombëtar të Malit të Zi.

    Partia aktualisht në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve, ka drejtuar vendin pa ndërprerje që nga viti 1991. Mbajtja e zgjedhjeve nën situatën e pandemisë globale COVID-19 paraqet një sfidë të shtuar.

    Nga dymbëdhjetë lista kandidatësh që aplikuan për të garuar në zgjedhjet parlamentare, shtatë të paraqitura nga parti politike dhe pesë nga koalicione, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve regjistroi njëmbëdhjetë, pesë prej të cilave përfaqësojnë pakica kombëtare, dy shqiptare, një boshnjake dhe dy kroate. Zgjedhjet do të mbahen për të zgjedhur 81 deputetë për katër vitet e ardhshme.

    Një numër vëzhguesish vendas dhe ndërkombëtarë po vëzhgojnë Zgjedhjet Parlamentare 30 gushtit në Mal të Zi, përfshirë Rrjetin Europian të Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve (ENEMO).

    Rezultati këtë radhë konsiderohet më i paparashikueshëm se në zgjedhjet e kaluara.

    Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet, ndërsa opozita e renditur në disa blloqe, kërkon me ngulm ndërrimin e pushtetit. Zgjedhjet zhvillohen në atmosferën e një hendeku mes bllokut promalazez dhe atij proserb, që u thellua pas miratimit dhjetorin e kaluar të ligjit për liritë fetare, të pasuar me konflikte mes shtetit dhe kishës.

    Ndërkohë, përfaqësues politik në Kosovë e Shqipëri, u kanë bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi, që të votojnë dy listat shqiptarë ku janë bashkuar disa nga subjektet politike shqiptare në këtë vend, në mënyrë që shqiptarët të kenë ndikim sa më shumë në Mal të Zi.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...
    Lajme20 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.