×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj vrasjes së Oliver Ivanoviqit

    FrontOnline
    22 Nëntor 2021

    Sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor penal pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ku në këtë seancë pritet që dëshmitarë të jenë figura të larta të politikës.

    Kështu ka bërë të ditur avokati i rastit, Musa Damati.

    “Të hënën me datë 22/11/2021 duke filluar nga ora 09:30 do të vazhdoj procesi gjyqësor penal pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes së politikanit serb Ivanoviq, gjatë shqyrtimit të seancave në këtë proces pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës”, ka deklaruar Damati për EO.

    Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës se partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

    Ivanoviq cili kishte themeluar dhe drejtonte Iniciativën Qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’ (SDP), që ishte subjekti kryesor opozitar serb në Mitrovicën e Veriut.

    Por, tri vjet pas, vrasësit apo autorët e atentatit janë ende të panjohur, pavarësisht se prokuroria e Kosovës ka ngritur tri aktakuza deri më tash.

    Prokuroria Speciale e Kosovës e kishte ngritur aktakuzën e parë më 2 dhjetor, 2019. Më 30 dhjetor, prokurori i atëhershëm, Sylë Hoxha kishte paraqitur aktakuzën e dytë, të ndryshuar, në bazë të së cilës u mbajt një seancë parapake më 11 shkurt, 2020.

    Në këtë gjykim, të akuzuarit Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq u patën deklaruar të pafajshëm për akuzat kundër tyre, ndërsa tre të akuzuarit e mbetur, Zvonko Vesellinoviq, Millan Radoiçiq dhe Zhelko Bojiq, ishin në arrati.

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    A po i pastroni fëmijët tuaj më shpesh sesa duhet? Udhëzimet për t’i mbajtur fëmijët tuaj të pastër ndryshojnë shumë pasi rriten...
    Lajme20 Korrik 2024
    Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për...
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.