×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mblidhen 6 komisione parlamentare

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për leje të hidrocentraleve në Kosovës, komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, janë këto komisionet që do të mblidhen sot.

    Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovës që do të mblidhet në ora 09:00 në rend dite ka miratimin e procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me 23, 26 dhe 27 tetor si dhe plotësimin e listës së dëshmitarëve si dhe planin e punës për periudhën e mbetur.

    Ndërsa në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të raportoj drejtori i AKI-së lidhur me gjendjen e sigurisë. Ky komision do të mbahet në ora 09:30.
    Kurse në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike që pritet t mbahet në ora 11:00 do të diskutohet lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” e ku të ftuar do të jenë ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura.Po ashtu në ora 11:00 do të mblidhet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit leje të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. Anëtaret e këtij komisioni do të intervistojnë dëshmitarët lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”.

    Në komision për të dëshmuar është ftuar drejtoi i Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha. Në ora 13 pritet të dëshmojë edhe kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj.Sot do të mblidhen edhe anëtaret e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Në këtë komision është ftuar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ku parashihet shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019 në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se rruga Kijevë – Zahaq po bëhet dhe ka filluar...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, për të cilën qeveria...
    Të tjera
    Kronika19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.Ll., për shkak të veprës...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se përkujtimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e kryeministrit, Albin Kurti është...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Nga data 12 deri më 18 prill në vend janë raportuar 46 raste të reja me kollën e keqe, me rritje prej...
    Sport19 Prill 2024
    Duket që Interi ka arritur marrëveshje me Lautaro Martinezin për vazhdimin e kontratës. Zyrtarizimi pritet të vijë pasi që të zyrtarizohet matematikisht...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar mbi protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit hodhën molotov para derës së këtij...
    Sport19 Prill 2024
    Barcelona tashmë ka filluar të bëjë plane për rikthimin e tyre në ‘Spotify Camp Nou’, pasi të përfundojë puna e ndërtimit për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.