×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbahet takimi i radhës i grupeve punuese

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Ky do të jetë takimi i pestë mes këtyre grupeve punuese, ndërsa në të fundit thanë se janë pajtuar në masë të madhe për çështje të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

    Kësaj radhe, takimi do të mbahet në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndryshe, pavarësisht takimeve, ka pasur edhe debate në distancë.

    Deklarata e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri se zgjedhja e kryeministrit duhet të kalojë përmes zyrave të kësaj partie, ka shkaktuar reagime në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Më herët zyrtarët e të dyja partive kanë thënë se nuk janë marrë vesh ende për ndarjet e posteve ministrore, por kreu i LDK-së Isa Mustafa të premten tha se derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, LDK vazhdon ta ketë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.

    Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së, pasi sistemi aktual zgjedhor në Kosovë asnjë partie nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme.

    Por, kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati e Avni Zogiani, ishin në mesin e atyre që reaguan ndaj deklarimeve të Hazirit, duke thënë se ato nuk i bëjnë nder LDK-së.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2023
    Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po mendon që duke i refuzuar e kritikuar ndërkombëtarët, do...
    Lajme23 Shtator 2023
    Ditën e djeshme është ndarë nga jeta i riu nga Gjilani, Shpresim Jerliu i cili vuante nga një sëmundje. Për vdekjen në...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Artan Berisha, tha se po përballen me dy sfida shumë të mëdha, që sipas tij, po...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, iu ka dhënë fund spekulimeve se ai do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në Bruksel, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk mund të ketë Asociacion të Komunave...
    Lajme23 Shtator 2023
    Instituti hidrometeorologjik i kosovës ka njoftuar se sot në ditën e parë të vjeshtës parashihet mot me temperatura të larta. Sipas këtij...
    Lajme22 Shtator 2023
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se strategjia e Kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut, po e pozicionin e...
    Lajme22 Shtator 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, u betuan si ushtarë të Kosovës edhe...
    Lajme22 Shtator 2023
    Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer për vite të tëra në Gardën e Iowas, e që për...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.