Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot finalja Zaev – Ahmeti për marrëveshjen e Qeverisë së re

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Kryetari i LSDM, Zoran Zaev në cilësinë e mandatarit do të zhvilloj takimin vendimtar me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me formimin e Qeverisë së re, përcjell INA.

    Ky takim është caktuar nga bisedimet e mbajtura mes sekretarëve partiak, Ljupço Nikollovski dhe Artan Grubi. “Ekipet e LSDM dhe BDI intensivisht kanë punuar në arritjen e marrëveshjes së shpejt dhe thelbësore të koalicionit”, theksuan dy partitë.

    Dyja palët përmes komunikatave të shkurtëra dhe në sinkron kanë theksuar se janë arritur përparime serioze lidhur me thuajse të gjitha çështjet që lidhen me marrëveshjen për formimin e Qeverisë. Megjithatë nuk dihet çështja e kryeministrit shqiptar dhe se a ka ndonjë marrëveshje midis dy palëve.

    Në fillim të bisedimeve përflitej për opsionin 3+1 apo 1+3, që nënkupton 3 vite LSDM të udhëheq me postin e kryeministrit dhe një vit BDI, apo anasjelltas, megjithatë tani nuk ka detaje.

    Së fundi disa portale të afërta me partitë kanë lansuar lajmet se palët janë dakorduar për variantin që LSDM të udhëheq me kryeministrin thuajse deri në fund të mandatit, ndërsa 3 muajt e Qeverisë teknike të udhëhiqen nga kryeministri nga radhët e BDI-së. Megjithatë kjo çështje nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra parti.

    Sot pritet të jetë finalja mes Ahmetit dhe Zaevit, ndërsa komunikata e djeshme e BDI-së nënvizonte se “duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për veprimin e shpejt të institucioneve kyçe në vend për zgjidhjen e sfidave shëndetësore dhe ekonomike të lidhura me Kovid-19, do të mbahet takimi kyç mes Ahmetit dhe Zaevit ku pritet të arrihet marrëveshja vendimtare për Qeveri të re, stabile e përkushtuar me mandate katërvjeçar”. (INA)

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme05 Qershor 2023
    Trupat shtesë të NATO-s filluan të mbërrijnë në Kosovë të hënën, pasi mbetën të plagosur 30 trupa paqeruajtëse të KFOR-it në përleshjet...
    Lajme05 Qershor 2023
    Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se duhet thënë e vërteta për veriun dhe se kryetarët atje “duhet ta kenë njëfarë legjitimiteti”....
    Lajme05 Qershor 2023
    KEDS ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete të Kosovës. Në njoftimin...
    Të tjera
    Sport05 Qershor 2023
    Gjilani dhe Prishtina do të përballen sot në finalen e Kupës së Kosovës. Ndeshja fillon në ora 18:00 dhe do të zhvillohet...
    Lajme05 Qershor 2023
    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës për heqja nga qarkullimi të automjeteve pa...
    Lajme05 Qershor 2023
    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun...
    Lajme05 Qershor 2023
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur sërish për situatën në veri. Një artikull për situatën e veriut i ka kushtuar edhe...
    Lajme05 Qershor 2023
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha thotë se opozita po përpiqet ta rrëzojë Qeverinë Kurti. Basha ka publikuar një letër që Matthew...
    Lajme05 Qershor 2023
    Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka thënë se do të ketë sanksione shtesë ndaj Qeverisë së Kosovës, nëse nuk arrihet ndonjë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.