Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të filloj sot rinumërimi i dymbëdhjetë vendvotimeve në dhjetë komuna të Kosovës.
Për rinumërimin e këtyre vendvotimeve u vendos në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) që u mbajt të enjten.
Krahas kësaj në mbledhjen e së enjtes u vendos që votat me kusht që kanë shpërputhje dhe nuk janë respektuar procedurat të anulohen.
Ndërkohë nga përfaqësues të LVV-së, u kërkua që votat e diasporës të cilat përmbajnë dokumente me afat të skaduar, por që janë të vlefshme të mos anulohen. Derisa edhe adresuan kritika për vonesa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur të dielën e javës së kaluar me 14 shkurt. Ndërsa sipas rezultateve preliminare fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.85 përqind.

Të tjera
-
23:18 | 19 Prill 2021
-
23:15 | 19 Prill 2021
-
23:14 | 19 Prill 2021
-
23:01 | 19 Prill 2021
-
22:55 | 19 Prill 2021
-
22:38 | 19 Prill 2021
-
22:20 | 19 Prill 2021
-
22:08 | 19 Prill 2021
-
21:51 | 19 Prill 2021
-
21:49 | 19 Prill 2021
-
21:32 | 19 Prill 2021
-
21:31 | 19 Prill 2021