×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot fillon afati për votim me postë nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Të gjithë̈ qytetarët që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 deri më 12 shkurt për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi të hënën se më datën 2 shkurt për aplikacionet e konfirmuara pritet të fillojë procesi i votimit me postë.

    “Të gjithë qytetarët që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 shkurt. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, tha ai.

    KQZ dje ka bërë të ditur se ka pranuar një raport jo përfundimtar nga shërbimi votues lidhur me periudhën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Numri i përgjithshëm i aplikacioneve të vendosura në sistem ka qenë 175.273.

    Në bazë të të dhënave jo përfundimtare, KQZ ka pranuar nga 13 deri më 21 janar rreth 131.500 aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Pas verifikimeve janë larguar 43.801 aplikacione si dublikate, të cilat janë dërguar nga aplikues më shumë se një herë në tre e-mailat e shërbimit votues gjatë periudhës së aplikimit.

    Vetëm 33 aplikacione janë pranuar përmes fahut postar dhe 195 të tjera përmes faksit të KQZ-së, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, 131.244 janë pranuar përmes e-mailave të shërbimit votues.

    Pas vlerësimit të aplikacioneve, janë aprovuar 101.839 aplikacione për regjistrim, ndërsa janë refuzuar 29.633. Në 29.100 raste, aplikuesit janë refuzuar pasi nuk e kanë dëshmuar identitetin ose kriteret e zotësisë juridike apo nuk kanë nënshkruar aplikacionin për regjistrim.

    Në 65 raste të tjera aplikuesit janë refuzuar pasi që në ditën e zgjedhjeve nuk arrijnë moshën 18-vjeç.

    KQZ sqaron se ky nuk është një raport përfundimtar pasi që shërbimi votues ende është duke e bërë kontrollimin e dokumenteve të shtypura dhe krahasimin e tyre.

    Shërbimi votues i KQZ-së, respektivisht zyrtarët nga qendra e thirrjeve, janë duke vazhduar të verifikojnë përmes telefonimit aplikuesit të cilët janë të aprovuar pasi kanë kaluar kriteret e zotësisë juridike. Në qendrën e thirrjeve janë shtuar linjat telefonike, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit mbahen, pasi më 21 dhjetor 2020 Gjykata Kushtetuese shpalli Qeverinë Hoti si antikushtetuese. Fushata zgjedhore e partive politike fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ishin për iftar...
    Lajme28 Mars 2024
    Pasditen e së enjtes, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq. Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht. Lajmin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.