×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot do të ketë bllokim të disa rrugëve në Prishtinë, Policia jep detaje

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të ndeshjes së futbollit Prishtina-Gjilani, e cila do të zhvillohet sot, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik, si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

    Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

    “Në këtë kontekst, policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët Enver Zymberi dhe Rinia. Plani në fjalë do të filloj të implementohet nesër (05.06.2023), që nga ora 07:00 deri në përfundim të ndeshjes. Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura”, thuhet në njoftim.

    Përndryshe nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 18:00, do të ballafaqohen Prishtina-Gjilani, në finalen e Kupës së Kosovës.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe ‘Check- up’ në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Të mërkurën janë mbajtur zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetarë të shtetit. Në fushatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.