×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sonte në mesnate hyjnë në fuqi dy vendime të rëndësishme

    FrontOnline
    30 Qershor 2021

    Byroja Kosovare e Sigurimit përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook ka njoftuar se sonte në mesnate do të hyjnë në fuqi dy vendime të rëndësishme

    Ja postimi i plotë:

    Vendimi për njohje reciproke të policave TPL plus me Malin e Zi si dhe vendimi për kompensimin e policave për automjetet dhe motoçikletat e bashkatdhetarëve nga ana e Qeverisë së Kosovës do të hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.

    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku së bashku Ragip Bunjakun, u.d drejtor i Policisë kufitare, por edhe me zyrtarë tjerë të Policisë së Kosovës kanë vizituar piken kufitare në Merdare, për të parë nga afër parapërgatitjet e fundit për fillimin e implementimit të vendimit të Qeverisë për mbulim të policave  për automjetet dhe motoçikletat e bashkatdhetarëve të cilët do të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore.

    Drejtori Mazreku ka thënë se dy vendimet janë shumë të rëndësishme si për lehtësim të qarkullimit, por do të kenë impakt edhe në aspekt financiar, pasi që sipas tij qytetaret e Kosovës për të kaluar në Mal të Zi mund ta shfrytëzojnë vetëm policën TPL plus e cila vlen edhe për Maqedoni dhe Serbi, deri sa për bashkatdhetarët të cilët hyjnë nga mesnata në vendin tonë, Qeveria e Kosovës do të mbuloj policën.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Ekonomi06 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës, në asistimin e Njësitit Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës dhe ATK-së me qëllim të luftimit të Ekonomisë jo formale,...
    Ekonomi05 Dhjetor 2023
    Minatorët e Trepçës edhe pas grevës dhjetë ditëshe, po ankohen se marrëveshja që i dha fund grevës, nuk po zbatohet. Përveç shpalljes...
    Ekonomi03 Dhjetor 2023
    Kosova e Shqipëria u afruan edhe më shumë mes veti këtë vit. Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve u rrit në periudhën janar-shtator...
    Të tjera
    Lifestyle06 Dhjetor 2023
    Me ditë më të ftohta ka ardhur stina e virozave dhe ftohjeve dhe si shoqërues besnik i sëmundjeve të tilla më së...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Nga Shërbimi Korrektues i...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Partia politike “Srpska Demokratija”, është regjistruar edhe zyrtarisht në Republikën e Kosovës. Kjo u realizua në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Çështja e sigurimit të Liridona Ademajt, përflitet të jetë një nga arsyet e mundshme pse burri i saj, Naim Murseli porositi vrasjen...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Një zjarr masiv shpërtheu në një treg Krishtlindjesh në Berlin, duke lënduar 2 persona. Dy persona u dërguan me urgjencë në spital,...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Ganiu është ankuar te Edona pasi ia ka gjuajtur rrobat në pishinë. Ai i tha asaj se të gjitha rrobat më s’mund...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.