Kandidati për deputet i LDK’së, Sokol Havolli, ka thënë se gjatë fushatës ka pranuar mijëra mesazhe nga mërgata të cilët kanë shprehur mbështetje ndaj kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku.
“Gjatë këtij muaji të fushatës, kam pranuar mijëra mesazhe nga ju mërgatë e dashur, përmes së cilave shprehni qartë mbështetjen tuaj ndaj Kryeministrit në ardhje Lumir Abdixhiku dhe ndaj meje, gjithashtu ju shprehni besimin tuaj në rrugën e re dhe ndryshimin në Kosovë. Çdo fjalë e juaja, çdo përkrahje dhe besim ndaj vizionit tonë më japin forcë dhe motivim për të vazhduar përpara! Ju jeni, forca e Kosovës dhe dëshmia më e mirë se bashkimi ynë është i pathyeshëm. Kontributi dhe dashuria juaj për vendin janë frymëzim për të gjithë ne. Mirënjohja ime për ju është e pafund! Faleminderit që qëndroni gjithmonë pranë nesh, që na mbështesni dhe besoni në një të ardhme më të mirë për Kosovën! 124 për LDK
1 Lumir Abdixhiku
40 Sokol Havolli”