×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sogojeva: Me mos votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, deputetët s’po ja duan të mirën bizneseve

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Kryetari i Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeva ka reaguar pas mosvotimit të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, raporton Front Online.
    Ai ka thënë se Oda e Hotelierëve të Kosovës është tejet e zhgënjyer për mos votimin e projektligjit.

    Shkrimi i tij i plotë për Front Online:

    OHTK-ja tejet e zhgënjyer me mosvotimin e projektligjin për rimëkëmbje Ekonomike, i cili nuk u votua nga deputetët e Kosovës në seancën e djeshme.
    Me veprimet e tyre deputetët duke mos u votuar ky projektligj, po tregojnë se nuk ia duan të mirën bizneseve te cilët edhe ashtu dita ditës janë duke humbur dhe janë para kolapsit.
    Mosvotimin e projektligjit për rimëkëmbjet ekonomike në këtë kohë kur kriza ekonomike në vend është mjaftë e madhe, është ma shumë se katastrofë
    O deputet te zgjedhur te popullit, apo mendoni hiq, apo e shihni gjendjen qysh janë bizneset, pra a keni sy me pa, apo pernime e mira ia ka terru sytë.
    O deputet te zgjedhurit e popullit leni inatet qe I keni mes veti, bile neve as qe po na intereson se kush dhe çka po bëni ne mes veti, por bashkonu edhe kryene obligimin e juaj qe ia ka dhëne ky popull.
    O deputet a mendoni se këto biznese kane familje, kane fëmijë, dhe se këta po ashtu janë pjese e popullit te kësaj Kosove.
    OHTK-ja apelon tek te gjithë deputetet pavarësisht se cilës parti, nacionaliteti, race vini, mendohuni mendohuni edhe vetëm mendohuni mire edhe tregoni force edhe kalone këtë projekt ligj edhe ta pshtojme ketë lloj biznesi edhe mos te kalojnë ne bankrot.
    Uluni te gjithe perpilone kete project ligj, hiçni ato qe sipas jush jane jo te mira, shtini ashto qe sipas jush shkojne perpara, merrni modele ne rajon edhe ma gjere, ne skemi me çpikë diçka merrni modelet e te tjereve dhe veproni es eshte koha e fundit me veprue.
    Poashtu OHTK-ja, ju bene me dije se jemi shume te shqetesuar me gjendjen qe po mbretron ne mes jush , deputet, te zgjedhurit te popullit, por poashtu ua bejme me dije se keti lloj biznesi I ka ardhe fundi, prandaj ne ditet ne vijim po ju lajmerojme se ne do te marrim masa se pari demokratike porn ese veret nuk e merrni seriozisht, ne nuk ju garantojme e gjendja nuk do te eskaloj.
    Pra edhe njehere ky veprim i juaji vertetë është turp dhe marri, ju vend se ta votoni edhe te bëni diçka, në realitet nuk kani bërë asgjë.
    Mendoni se jeni te zgjedhurit e ketij populli i cili eshte i perfshire ne nje menyre apo tjetren ne si punonjes I ketyre bizneseve, prandaj ndihmoni.

    Numri jofunksional i Ministrisë së Financave, qytetarët pa adresë për mospagesën e 170 eurove

    Ky është numri ku pronarët e bizneseve eqytetarët mund të shprehin çdo ankesë të tyre rreth Pakos Emergjente.

    Por,si pala e parë ashtu edhe e dyta, zor se do të marrin ndonjë përgjigje për hallin e tyre. Që kur Ministria e Financave vendosi për aktivizimin e këtij numri, atë, nuk e ka hapur askush.

    Kështu ndodhi edhe gjatë të premtes, ani se u provua disa herë gjatë ditës.

    Në Ministrinë e Financave nuk dhanë përgjigje se pse po ndodhë diçka e tillë, ani se ishte vet ky dikaster, i cili kur vendosi këtë numër në ueb faqen e saj premtoi se do të jetë në dispozicion të “hallexhinjve” nga e hëna në të premten – prej orës 08:00 deri në orën 16:00.
    Kjo ministri nuk tregon pse nuk u kanë dalë të hollat e premtuara një pjese të qytetarëve.
    Në përgjigjen e shkurt të kësaj ministrie thuhet se për këtë përgjegjëse janë dy ministri tjera ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ajo e Ekonomisë.
    Nëse ky dikaster jo, është dikush që ka përgjigje për këtë situatë.

    Eksperti i ekonomisë, SafetGerxhaliu, arsyen e mos hapjes së telefonit e lidh me rënien e të hyrave nga ATK-ja dhe Dogana si dhe me mosmiratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    “Nga vet fakti që buxheti është i t’kurrur, meqë kanë rënë të hyrat nga ATK-ja dhe Dogana, por nga kanalet tjera dëshmon se ata numra telefoni janë jashtë funksioni sepse është e vështirë të bisedohet me dikë dhe të mos kesh përgjigje të thuash ku edhe Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk miratohet”, u shpreh ai për Front Online.

    Situata si këto, ky thotë se i dëmtojnë bizneset e krejt vendin.

    “Kosova nuk e miraton një situatë të tillë. Kjo politikbërëse e dëmton Kosovën në aspektin politik, ekonomik, por mbi të gjitha në aspektin psikologjik. Të dhemb kur diçka e tillë vjen nga deputetët e Kosovës. Ku është morali politikë në Kosovë”, deklaroi ai për Front Online.

    Megjithatë ekziston edhe një “derë” e hapur nga e cila bizneset e qytetarët, të cilët nuk përfituan nga Pakoja Emergjente, mund të marrin përgjigje për problemet e tyre.

    Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë për Front Online, dhënë gjatë muajit gusht tha se ankuesit duhet t`i drejtohen Komisionit për Ankesa.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Gërvalla ka deklaruar...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujevë pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur. “Është...
    Lajme20 Prill 2024
    Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se shoqëritë në Kosovë e Serbi s’bëjnë presion...
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.