[wp-story]

Sport

“S’më interesojnë kundërshtarët, vetëm ndeshjet tona”

“S’më interesojnë kundërshtarët, vetëm ndeshjet tona”
22:31 | 29 Qershor 2020

Trajneri i FC Prishtinës e ka komentuar fitoren e sotme nga FC Prishtina në “Fadil Vokrri”.

Në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, FC Prishtina regjistroi fitore 3:1 ndaj Feronikelit.

Pas ndeshjes, Dallku është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Këtu alternativa e vetme ishte fitorja, jam i kënaqur me reagimin e futbollistëve të mi pas barazimit të rezultatit”, u shpreh Dallku në “SS Kosova”.

“Kishim mundësi të shënojmë edhe gola të tjerë, por neve tashmë na mbetet të rikuperohemi dhe të shohim përpara”, tregoi ai.

“Nuk dua t’i shoh kundërshtarët, dua t’i shoh vetëm ndeshjet tona, dhe Prishtina duhet t’i bëjë hyzmetin çdo takimi”, përfundoi ish-reprezentuesi i Shqipërisë.

The post “S’më interesojnë kundërshtarët, vetëm ndeshjet tona” appeared first on Front Online.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera