[wp-story]

Bota/Rajoni

‘S’më ftuan’ – Edi Rama i përgjigjet Ramush Haradinajt

‘S’më ftuan’ – Edi Rama i përgjigjet Ramush Haradinajt
16:02 | 17 Dhjetor 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë konferencës për media ka folur për takimin e paralajmëruar mes vendeve të Ballkanit për çështjen e Mini-Shëngenit më 21 dhjetor në Durrës.

Ai tha se Kosova nuk ka marrë ftesë për këtë takim, ndërkohë theksoi se nuk do të marrë pjesë edhe nëse vjen një ftesë e tillë.

Kryeministria shqiptare i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Ramush Haradinaj, sipas së cilit Kosova nuk është ftuar në tryezën e MiniShengenit.

“Nisur nga nje deklarate e bere nga kryeministri i dorehequr i Kosoves sqarojme se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin qe në Kosove ende nuk eshte formuar qeveria e re, Kosova eshte ftuar ne nivelin me te larte njesoj si ne takimin e Ohrit, permes fteses drejtuar Presidentit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi. Zyra e shtypit e Kryeministrit te Shqiperise”, njofton kryeministria.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera