[wp-story]

Lajme

Smajl Latifi tregon detaje nga intervistimi i Speciales

Smajl Latifi tregon detaje nga intervistimi i Speciales
14:20 | 17 Dhjetor 2019

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot është kthyer nga Haga ku ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Insajderi.

Latifi në një prononcim për Insajderin ka treguar se ka qenë i ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe intervistimi ka zgjatur 1 orë e gjysmë.

“Ishte një përballje bukur serioze, jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Mirëpo, nuk kam qenë i interesuar të përgjigjem. Ishte një betejë mes meje, avokatit tim dhe prokurores. Për mua ka përfunduar intervista sapo i kam dhënë përgjigjet gjenerale mirëpo ajo(prokurorja), nuk i ndërprejke pyetjet. Ka pasur pyetje rreth çështjeve të organizimit të luftës”, ka deklaruar ai për Gazetën Insajderi.

Latifi ka shtuar se i ka rrëfyer prokurorisë për krimet serbe në Kosovë.

“Kam qenë dinjitoz, jam ndi tepër mirë edhe pse në presion të vazhdueshëm prej prokurorës. I kam përmend edhe krimet e mëdha të ushtrisë, policisë dhe sigurisë serbe që kanë ndodhur në zonën tonë dhe kam arritë të them se nuk zbardhen krimet, nuk zbardhet e drejta e viktimave, martirëve”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se ka folur edhe për Ukshin Hotin.

“Kam arritë ta ceku zhdukjen e Ukshin Hotit nga institucioni më i lartë, në Burgun e Dubravës dhe kam thënë që janë goditur edhe objektet fetare. Derisa nuk ka zbardhje të krimeve në komunën tonë dhe gjithë Kosovën, unë nuk kam gatishmëri të përgjigjem”, ka thënë tutje kryetari i Rahovecit.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera