[wp-story]

Bota/Rajoni

Skllevërit e tregtisë së drogës, si po i trafikon fëmijët mafia shqiptare në Britani

Skllevërit e tregtisë së drogës, si po i trafikon fëmijët mafia shqiptare në Britani
18:51 | 11 Janar 2020

Familjet shqiptare i nisin djemtë e tyre të mitur ilegalisht në Britani për të punuar si trafikantë droge për grupet shqiptare të krimit të organizuar.

Burime nga Policia shprehen se shumica e djemve dhe të rinjve shqiptarë trafikohen në Britani me dëshirën dhe bashkëpunimin e prindërve të tyre, me premtimin se do të fitojnë shuma të mëdha parash nga trafiku.

“Trafikantët dhe shfrytëzuesit i premtojnë atyre para, shumë para, dhe një punë kur djemtë janë minorenë, i premtojnë strehim, veshje dhe çdo gjë që mund të kenë nevojë”, thotë një burim anonim i policisë.

Ndërsa, Tamara Barnett, përfaqësuese e Fondaconit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore sqaron edhe arsyet pse prindërit pranojnë të trafikojnë fëmijët e tyre, duke thënë se:

“Ka një ndjenjë të përgjithshme të mungesës së shpresës në Shqipëri. Një në dy gra dhunohen dhe këto shifra janë edhe më të lartë tek fëmijët.

Familjet duan t’i përdorin fëmijët e tyre për të fituar oara, ose duan ti japin fëmijëve nëj të ardhme më të mirë jashtë vendit të tyre por më pas kur ata vijnë këtu jo çdo gjë shkon mirë.”

Të dhënat e gjykatave britanike tregojnë se pjesa më e madhe e adoleshentët shqiptarë, të trafikuar Britani më së shumti përmes kamionëve, janë kapur nga policia duke trafikuar drogë, nga sasitë e vogla deri në sasi me vlerën e 200 mijë paundëve.

Mafia shqiptare

Grupet kriminale i rekrutojnë të rinjtë shqiptare përmes reklamimit të jetës së tyre luksoze në rrjetet sociale. Një shembull i tillë është banda kriminale Hellbanianz e vendosur në jug të Londrës.

Ata përdorin rrjetet sociale për të bërë rekrutime të reja, duke i dërguar mesazhe të rinjve ku reklamojnë suksesin e tyre me parat, makina e reja, purot, vajzat dhe bizhuteritë.

Këto banda, çdo javë, janë në faqet e para të gazetave pasi kapen nga policia duke trafikuar sasi të mëdha droge direkt nga Amerika Latine në Britani.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera