[wp-story]

Lajme

Skenderaj, 12 familje bëhen me shtëpi të reja nga “Jetimat e Ballkanit”

Skenderaj, 12 familje bëhen me shtëpi të reja nga “Jetimat e Ballkanit”
20:44 | 20 Gusht 2019
12 palë çelësa u dhuruan për 12 familje në mesin e të cilave veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mësimdhënës, të moshuar e të vegjël, që sot nisin jetën e re, në shtëpitë e reja, për të lënë prapa kujtimet e objekteve ku deri dje kishin jetuar në kushte të këqija.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se falë bashkëpunimit të mrekullueshëm me humanistin Halil Kastrati dhe Shoqatën “Jetimët e Ballkanit”, me të cilën komuna e Skenderajt ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e këtyre shtëpive, po u kthehet fëmijëve dhe familjeve të tyre buzëqeshja e shoqëruar me lotët e gëzimit.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera