×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’ke lexu, po moralizon” – për çka u ‘përplasën’ Doarsa Kica – Xhelili dhe Albulena Haxhiu?

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë debatuar ashpër pikën për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, në temën e dhunuesve në familje, dhe masat që duhet të merren ndaj tyre.

    Fillimisht, Haxhiu iu drejtua Kica-Xhelilit me fjalët: “kjo është qesharake”, teksa potencoi gjithashtu se ajo kishte pritur unifikim për ndëshkim të dhunës në familje.

    “Kjo është qesharake Doarsë. Kam prit unifikim për ndëshkimin e dhunës në familje. Prandaj, lejani avokatëve le ta mbrojnë dhunuesin. Dhe s’jam kundër se është detyrë e tyre. Ti më shumë fole qysh me mbrojtë dhunuesin se sa qysh me mbrojtë viktimën. S’ka pasë konsultime publike e as paraprake. Kjo sepse t’u e marrë parasysh rastet e raportuara të dhunës në familje, edhe pse që një përqindje e vogël po raportohet”, tha Haxhiu.

    “Në vend që të unifkohemi, ju përmendni shtetet e zhvilluara ku funkisionon sundimi i ligjit. Po të funkisiononte edhe këtu, prokuroria nuk do të kishte lëshuar në procedurë të rregullt. Ja për çka po bëhet fjalë.Hallkat elektronike, nëse ti s’e ke seriozisht, unë e kam. Në 2015-ën ka hyrë në fuqi Ligji për Mbikëqyrje Elektronike, s’ka hy në fuqi. Je në LDK, mos u distanco. Është hera e parë që Qeveria Kurti e zbaton këtë”, shtoi ajo.

    Në anën tjetër, deputetja Kica-Xhelili tha se nëse është legjitime të lejojmë paraburgimin automatik, pse s’e lejojmë vetëgjyqësinë.

    “Sapo e dëgjuam ministren e Drejtësisë që na tha s’kemi nevojë për praktikën e Strasburgut dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në qoftë se qenka legjitime të lejojmë paraburgimin automatik, pse s’kemi lejuar vetëgjyqësi? Pse zonja minsitre s’po e lejon vetëgjyqësinë. Pse s’po i lejon të gjitha gjërat që i ndalon Konventa?”, u përgjigj Kica – Xhelili.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Është gjetur në një humnerë, personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë, një ditë më parë. Lajmin e ka konfirmuar policia...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të komentojë edhe sot, votimin drejt pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. I pyetur...
    Lajme28 Mars 2024
    Genc Prelvukaj, këngëtari i njohur i është futur seriozisht politikës. Prelvukaj është bërë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Këshilli Drejtues i PDK-së, me ftesë të kryetarit Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për...
    Sport28 Mars 2024
    Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar fanellat e reja që do t’i bartë gjatë ndeshjeve të Euro 2024, e cila nis në muajin...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi masakrën e familjeve Bogujevci e Duriqi në 25-vjetorin e vrasjes. Osmani u shpreh se masakrat ishin...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dy rregullore zgjedhore gjatë mbledhjes së sotme. Rregulloret e miratuara janë: Rregullorja Zgjedhore Nr.09/2024 Regjistrimi dhe...
    Lajme28 Mars 2024
    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Florim Laçi me mbrojtësin e tij, avokatin Ilmi Hoxha, si dhe të akuzuarit Avdush Qukovci,...
    Lajme28 Mars 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk është duke i mbajtur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.