[wp-story]

Lajme

SKANDALOZE / Vazhdohet në heshtje monopoli në homologim

SKANDALOZE / Vazhdohet në heshtje monopoli në homologim
07:58 | 17 Gusht 2019

Me gjithë që kontrata ekskluzive në mes të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, tash Ministria e Infrastrukturës dhe kompanisë “Eurolab” për procesin homologimit të automjeteve ka skaduar më 1 korrik, kjo kompani do të vazhdojë të veprojë si e vetme dhe pa konkurrencë në këtë fushë.

Kjo për faktin që Ministria e udhëhequr nga Pal Lekaj, i AAK-së, nëpërmjet Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore, të nënshkruar po nga Lekaj, në prill të këtij viti, pamundëson hapjen e tregut në këtë fushë.

Ministri Lekaj nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të shfuqizuar udhëzimin edhe pas kërkesave të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar për ta bërë një gjë të tillë, e as pas rezolutës së miratuar në Kuvend me një korrik të këtij viti, në të cilën gjithashtu është kërkuar shfuqizimi i tij, raporton Koha Ditore

Ministria e Infrastrukturës që nga e enjtja nuk ka kthyer përgjigje lidhur me hapat që kanë ndërmarrë karshi kërkesave dhe rezolutës së Kuvendit që rekomandon shfuqizimin e Udhëzimit. Përgjigje lidhur me këtë çështje Ministria e Lekajt e as vetë ai nuk kanë dhënë as para se kryeministri Ramush Haradinaj të jepte dorëheqjen.

Ndërkohë që njohës të kësaj fushe kanë thënë se nuk presin se do të ketë ndonjë hap në eliminimin e monopolit në homologim të automjeteve deri në formimin e Qeverisë së re.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera