[wp-story]

Lajme

Skandaloze: Flamuri i Republikës së Kosovës, i vendosur në Kalanë e Artanës, është larguar nga serbët!

Skandaloze: Flamuri i Republikës së Kosovës, i vendosur në Kalanë e Artanës, është larguar nga serbët!
18:27 | 16 Gusht 2019

Ky skandal është konfirmuar nga kryetari i Komunës  së  Novobërdës,   Svetisllav Ivanoviq.

Ai tha se askush nuk e ka informuar qeverisjen lokale për vendosjen e flamurit, duke shtuar se për një veprim të tillë është informuar nga mediat.

“Ne nuk ishim informuar fare se ishte vendosur, por përmes mediave mësuam se diçka po ndodhte atje. Askush nuk na informoi, as Ministritë, as organizatat joqeveritare dhe punonjësit e komunës nuk e dinin se çfarë po ndodhte”, deklaroi kryetari i komunës së Novobërdës.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera