×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i madh i ministres Hajdari: Zhduken rreth 10 milionë euro të destinuara për rezervat shtetërore

    FrontOnline
    13 Maj 2022

    Një shumë prej rreth 10 milionë euro të shtetit të destinuara për blerejen e produkteve për rezervat shtetërore dyshohet se janë “zhdukur”.

    Gazeta Insajderi, merr vesh nga burime brenda ministrisë që drejtohet nga Rozeta Hajdari, se malli që është blerë për rezerva nuk ka arritur në Kosovë, ndërsa kompania nga e cila është blerë ky mall është “zhdukur”

    Para disa ditësh ministrja Rozeta Hajdari, ka shkarkuar nga detyra sekretarin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica.

    Kjo ministri nuk ka treguar arsyen e vërtetë të shkarkimit të Lipovicës, por Gazeta Insajderi merr vesh nga burime mirë të informuara se prapa kësaj qëndron një skandal i madh.

    Dyshohet se zyrtarët e MINT-it kanë blerë grurin për rezervat shtetërore, e kanë paguar mallin që do të duhej të arrinte në Kosovës sipas marrëveshjes por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Malli dhe paratë janë zhdukur.

    Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, kompania me të cilën kanë bërë marrëveshje është “zhdukur” dhe se askush më nuk është përgjigjur lidhur me këtë cështje.

    Dëmi i shkaktuar nga kjo dyshohet se është rreth 10 milionë euro.

    Gazeta ka kërkuarn tash e disa ditë nga Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të dijë arsyejen e vërtëtë të shkarkimit të Lipovicës pork y insitucion ka ijoruar pyetjet e gazetës.

    Po ashtu, u është dërguar kërkesë edhe për qasje në dokumenetet dhe faturat që dëshmojnë për blerjet që ishin të destinuara për rezervat shtetërore. Por, as për kërkesën nuk kanë konfirmuara protokollimin.

    Ministrja Hajdari pasi ka shkakrkuar Irfan Lipovica, i cili po e ushtronte detyrën e sekretarit të MINT-it, ka emëruar si zëvendësues Arbër Gegajn.

    Ministrja Hajdari gjatë kësaj jave ka qenë për raportim në kuvend lidhur me rrezervat shtetërore. Raportimi i saj para komisionit për Ekonomi ka qenë i mbyllur për publikun. Nuk janë lejuar gazetarët që të marrin pjesë në këtë raportim, me arsyetimin se ka sekrete shtetërore.

    Gazeta ka provuar të marrë përgjigje rreth këtij raportimi edhe nga deputetët që janë anëtar të komisionit por ata nuk janë përgjigjur.

    Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në një nga mbledhjet e saj kishte ndarë dhjetë milionë euro për rezervën shtetërore, që është në kuadër të MINT-it.

    “Qeveria është duke u siguruar që të përkrah sektorin e bujqësisë si është më së miri e më sigurt. Kemi aplikuar në programin për bujqësi për grantin prej 20 milionë eurosh për fermerët e vegjël. Do të kemi së paku edhe 10 milionë euro për rezerva shtetërore, që mund të mbushen me prodhime vendore”, pati thënë Kurti.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë pjesës së deklarimit të qeverisë në seancën e sotme plenare...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...
    Lajme25 Prill 2024
    Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është suspenduar kapiteni policor, Riza Muratit që dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Një ekspozitë që shënon 25 vjetorin që kur forca paqeruajtëse e NATO-s, KFOR, hyri në Kosovë, po mbahet në galerinë e Bibliotekës...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Bogujevci në...
    Vip25 Prill 2024
    Vëllai i Madh përgatiti një ambient mjaft të këndshëm për çiftin Heidi - Romeo, për të kaluar disa momente romantike me njëri-tjetrin....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Rusia do të përfundojë e mposhtur nëse kryen sulm kundër NATO-s, por aleanca ushtarake duhet ta përforcojë mbrojtjen gjithsesi, tha ministri i...
    Lajme25 Prill 2024
    Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.