[wp-story]

Lajme

Skandali i 2 mln € të Thesarit – ministrja Bajrami godet Ministrinë e Infrastrukturës

Skandali i 2 mln € të Thesarit – ministrja Bajrami godet Ministrinë e Infrastrukturës
22:55 | 26 Tetor 2020

Ministrja Bajrami tregoi qe nje zyrtar i thesarit qenka transferu para nente muajsh ne Komunen e Mitrovices duke ia lene deren çele Labinot Grudes per kryerjen e vjedhjes masive ne thesar. Ministrja Bajrami po thote ne t7 qe ministria e infrastruktures eshte dashur ta informoj ate te financave qe atij zyrtarit i eshte nderruar vendi i punes, por deri me tani kjo nuk ka ndodhur. Ministrja Bajrami kerkon qe prokuroria te hetoj edhe ne kete drejtim pasi krimi, dyshon ajo, eshte i planifikuar me gjate edhe pse si procedure mund te jete kryer per tete minuta.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë sot se një veprim i dyshimtë i Ministrisë së Infrastrukturës i ka lejuar hapësirë Labinot Grudës, zyrtarit të arrestuar të Departamentit të Thesarit, që ta përfundojë ndërmarrjen e dyshuar kriminale.

Siç ka shpjeguar Bajrami, Gruda e ka thyer një user të një zyrtari të Ministrisë së Infrastrukturës, i larguar nga puna në MI para rreth nëntë muajsh, për të çertifikuar pagesën e jashtëligjshme në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë euro.

“Ky i ka kry krejt prej tavolinës së tij. Ky të gjitha ka mujtë me i kriju por nuk ka mujtë me çertifiku pagesën dhe nuk mundet, por e ka thyer paswordin e një zyrtari të MI-së, i cili është larguar nga puna para 9 muajsh”, ka thënë ministrja Bajrami në Pressing.

Bajrami ka fajësuar Ministrinë e Infrastrukturës që nuk e ka lajmëruar Ministrinë e Financave për largimin nga puna të zyrtarit të MI-së. Ka thënë se nëqoftëse user-i i këtij zyrtari do të ishte fshirë nga lista e zyrtarëve çertifikues, atëherë “atij është dashur t’i shkojë një e-mail që i është resetu passwordi”.

Kësisoj, thekson ministrja Bajrami, krimi do të mund të ishte zbuluar nga zyrtari çertifikues në Ministrinë e Infrastrukturës.

“Zyrtari kur largohet nga puna para 9 muajsh, e ka për obligim t’i dorëzoj fjalëkalimet, kjo i ka ndihmu të dyshumit që kur bën resetimin e password-eve, mos me marrë një alert/alarm se është resetu passwordi. Atij i është dashur t’i shkojë një email që i është resetu pasëordi, mirëpo sipas informative ai njeri nuk e ka marrë kurrë një raport të tillë”, ka thënë udhëheqësja e dikasterit qeveritar të financave.

Gazeta Online Insajderi ka publikuar deri më tash shumë fakte për skandalin ku nga Thesari i Shtetit u morën mbi 2 milionë euro dhe përmes kompanisë LDA-Group u shpërndanë në një rrjet të madh kompanish.

Skemën e këtij skandali në njërin nga institucionet që besohej që të ishte i sigurt, Insajderi e ka ekspozuar përmes një serie hulumtimesh.

Pas këtyre hulumtimeve, nëpërmes një letre në publik është paraqitur edhe vet emri kryesor i përmendur në këtë aferë, biznesmeni Kadri Shala. Derisa ndodhej në arrati e jashtë Kosovës, javën që shkoi ai kishte shkruar një letër të cilën e ka dërguar në adresë të Gazetës Express dhe T7, përmes vëllait të tij.

“Për momentin jam jashtë vendit dhe brenda 2-3 ditësh do të lajmërohem të organet kompetente” , ka njoftuar Shala I cili njëkohësisht ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me punëtorin e Thesarit Labinot Gruden.

Insajderi nga burime të mirë-informuara ka marrë vesh që Shala e Gruda njihen së paku që nga marsi i këtij viti.

Insajderi, nëpërmjet burimeve të mirëinformuara, ka zbuluar bashkëveprimin e dyshimtë mes Kadri Shalës e Labinot Grudës.

Burimet sugjerojnë se ka pasur një plan që dyshja të rregulloj dokumentacionet për të jetuar në Turqi, pas kryerjës së aktit kriminal të vjedhjës së mbi 2 milionë eurove.

Skema dyshohet që nisi të përgatitej që në marsin e këtij viti, prej kur ka edhe fakte që njihen mes vete biznesmeni Kadri Shala si dhe  i arrestuari, punëtori i Thesarit, Labinot Gruda. Dyshohet se dyshja Shala e Gruda që nga muaji mars kishin filluar të rregullonin dokumentet për të nisur një jetë të re në Turqi.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera