Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon të ketë rënie të oksigjenit të njësitë intensive ku po trajtohen pacientët me Covid-19.
Gazeta Shneta ka siguruar dëshmi të cilat tregojnë se mbrëmë në njësinë intensive në objektin e Mjekësisë Sportive në QKUK ku po trajtohen rastet e rënda me Covid, ka pasur rënie të oksigjenit.
“!!! O2 supply down”, është alarmi i cili është shfaqur në respiratorët e intensivës në mjekësinë sportive në QKUK. Menaxhmenti i QKUK-së po merret me këtë problem.
Rënia e oksigjenit është dyshimi kryesor për vdekjen e katër pacientëve të dielën në Klinikën Infektive në QKUK. Për këtë rast Policia e Kosovës ka nisur hetimet.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar se duhet të pritet raporti i prokurorisë për të zbardhur dyshimet nëse ka pasur problem apo jo me sistemin e oksigjenit, ndërsa ish-drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu i cili u shkarkua të hënën ka mohuar të ketë pasur probleme dhe rënie të oksigjenit të dielën.
Ai ka thënë se kishte kërkuar raport nga menaxherët dhe përgjegjësit e shërbimeve teknike dhe sipas tij nuk ishin raportuar probleme të tilla.

Të tjera
-
09:19 | 05 Korrik 2022
-
09:09 | 05 Korrik 2022
-
09:07 | 05 Korrik 2022
-
09:00 | 05 Korrik 2022
-
08:58 | 05 Korrik 2022
-
08:55 | 05 Korrik 2022
-
08:54 | 05 Korrik 2022
-
08:49 | 05 Korrik 2022
-
08:47 | 05 Korrik 2022
-
08:44 | 05 Korrik 2022
-
08:39 | 05 Korrik 2022
-
08:30 | 05 Korrik 2022