×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    S’ka shaka me Britaninë, 10 vjet burg kush gënjen se në cilat shtete ka qenë

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka prezantuar masa të reja për ta luftuar përhapjen e koronavirusit nga vendet e huaja, përfshirë dënimin me dhjetë vjet burgim për pasagjerët që gënjejnë rreth shteteve ku kanë qenë.

    Zyrtar i i lartë i qeverisë britanike tha se personat që kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuara nga 33 shtetet që ndodhen në listën me rrezik të lartë do të duhet të paguajnë deri në 1.750 funte që të karantinohen në hotele të posaçme, shkruan The Guardian.

    Ai njoftoi se qeveria ka kontraktuar fillimisht 16 hotele me 4.600 dhoma për ata që hyjnë në Britani nga vendet e huaja, por këto shifra do të rriten së shpejti.

    Personat që hyjnë në Britaninë e Madhe tashmë janë të detyruar të kenë test negativ për Covid-19 që është bërë më së shumti 72 orë para se ta kenë filluar udhëtimin. Ata që s’janë banorë të vendit e që vijnë nga vendet në listën e kuqe nuk kanë fare të drejtë të hyrjes në territorin britanik.

    Nga e mërkura do të shtohen edhe disa masa të veçanta dhe të ndara për Anglinë, Skocinë dhe Uellsin, tha ministri Hancock.

    Me 1.000 funte do të gjobiten personat që nuk e kanë me vete testin e detyrueshëm, ndërsa me 5.000 deri në 10.000 funte do të dënohen ata që nuk vendosen në karantinë në hotelin që u është caktuar.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.