×
  • Lajme
  • Lajme

    S’janë parë që nga arrestimi, Nasim Haradinaj bisedon sot në ‘Zoom’ me familjen

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Që nga atëherë, familja e tij nuk e ka parë më asnjëherë, përveç bisedave telefonike me të.

    Gjejlone Haradinaj, gruaja e Nasim Haradinajt në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se sot për herë të parë që nga 25 shtatori do të zhvillojnë një bisedë telefonike me Nasim Haradinajn përmes aplikacionit ‘Zoom’.

    Ajo tha se për shkak të pandemisë COVID-19 nuk iu është lejuar vizita, përveç disa bisedave të shkurtra telefonike me të.

    “Sot në ora 15:00 e kam një bisedë për herë të parë përmes Zoom, se për hirë të pandemisë s’kemi vizita”, tha gruaja e Nasimit, e cila tha se për t’iu lejuar kjo bisedë, është dashur të bëjë kërkesë një javë më parë, duke ia bashkangjitur edhe shumë dokumente.

    Po ashtu, gruaja e tij për Express tregoi se gjendja shëndetësore e Nasim Haradinajt është e mirë dhe se trajtimi i tij në Hagë është i mirë.

    “Mirë po thotë se nuk kemi mujt me bisedu shumë”, tha Gjejlone Haradinaj.

    Më 29 shtator ka përfunduar në Hagë seanca e parë dëgjimore ndaj nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj. Gjatë paraqitjes së tij, Haradinaj tha se nuk e njeh Gjykatën Speciale.

    Madje avokati i Haradinajt tha se kjo gjykatë nuk ka juridiksion për akuzat ndaj klientit të tij, pasi sipas tij, ky tribunal është vetëm për krimet e luftës dhe jo për akuzat që po akuzohet Haradinaj.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Një mësimdhënëse është arrestuar sot në Pejë. Ajo dyshohet se ka kryer vepren penale të mashtrimit. E njëjta dyshohet se ka mashtruar...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth sulmit ndaj një shtëpie të ndërtuar në veri. Ai u shpreh se ata të...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal,...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e veçantë ku Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi është pyetur direkt me “po ose jo” nëse e ka pranuar Asociacionin e Komunave me...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se po merr pjesë në një takim në në kuadër të Procesit të Berlinit në...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani përmes një statusi në Facebook ka thënë se Serbia po synon që gjendjen në veri të Kosovës...
    Lajme17 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka komentuar shtatë pikat e propozuara nga presidenti Aleksandar Vuçiq. Ajo tha...
    Lajme17 Shtator 2024
    Në Bruksel ka fillur takimi mes kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.