×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “S’jam i sigurt se a e ndalon përhapjen e virusit vaksina jonë”

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2020

    Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pfizer”, vaksina e së cilës është miratuar për përdorim në Britaninë e Madhe, ka pranuar se nuk është i sigurt se a e parandalon kjo vaksinë përhapjen e virusit nga personat e vaksinuar.

    “Mendoj se kjo është diçka që duhet të hulumtohet. Nuk jemi të sigurt për këtë tash për tash”, tha Albert Boula, i pyetur nëse vaksina do ta parandalojë përhapjen e koronavirusit nga personat e vaksinuar.

    Ai e dha këtë deklaratë pak kohë pasi kompania konfirmoi se do të ketë mundësi që të prodhojë vetëm 50 milionë doza këtë vit, 100 për qind më pak se 100 miliona dozat e premtuara. Sipas kompanisë, kjo ka ndodhur për shkak të telasheve në zinxhirin furnizues, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

    Në bazë të testimit në njerëz, kjo vaksinë është treguar 95 për qind efektive, që do të thotë se ajo mund ta pengojë në masë të konsiderueshme vdekshmërinë nga virusi dhe t’i lirojë nga trysnia sistemet shëndetësore në mbarë botën.

    Megjithatë, kompania “Pfizer” gjatë testimit nuk nxori të dhëna në lidhje me atë se a e transmetojnë virusin ata që janë vaksinuar. Për këtë arsye, ka mundësi që përhapja e virusit të vazhdojë edhe pas shpërndarjes së vaksinave.

    Qëllimi parësor i testimit masiv të vaksinave kundër koronavirusit në njerëz nga disa kompani amerikane dhe britanike ka qenë që të zbulohet nëse personat e vaksinuar do të jenë më të mbrojtur që virusi SARS-CoV-2 të mos ua shkaktojë sëmundjen COVID-19.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.