×
  • Lajme
  • Lajme

    Sivjet, Policia kapi më shumë drogë se vjet

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Policia e Kosovës gjatë muajve janar – maj të vitit 2022 thotë se ka pasur ngritje të numrit të rasteve, numrit të personave të arrestuar si dhe rritje të sasisë së konfiskuar të drogës krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

    Sipas këtij institucioni, gjatë periudhes kohore janar- maj të vitit 2022 janë hapur 387 raste, përdallim prej vitit 2021, kur ishin 335 raste.

    “Numri i personave të arrestuar gjatë vitit 2021 në këtë periudhe kohore ka qene 344 persona, ndërsa gjatë vitit 2022 numri i personave te arrestuar është 515. Sa i përket vitit 2022 është shënuar ngritje në konfiskim të heroinës në 116953 gr. me shume se në vitin 2021”, thonë nga Policia e Kosovës.

    Po ashtu nga organet e rendit bëjnë me dije se 174 kg 101 gr. më shume substancë marihuane është konfiskuar gjate vitit 2022 në krahasim me vitin 2021.

    Ngjashëm bimë kanabisi ka pasë më shumë të konfiskuara gjatë vitit 2022, përveç kokainës që në vitin 2021 ka qenë sasia më e madhe e konfiskuar se në këtë vit(2022), për periudhën e potencuar kohore.

    Njohësi i Sigurisë, Bedri Elezi tha për “Front Online” se kultivimi, posedimi dhe kontrabandimi i lëndëve narkotike në republikën e Kosovës është shëndrruar në problem serioz, madje Kosova po rrezikon të shëndrrohet edhe si vend i orgjinës së drogave.

    “Jemi dëshmitarë se vitëve të fundit ka pasur shumë raste ku institucionet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë veprime konkrete për të luftëuar këtë dukuri, me ç’rast edhe janë ngritur aktakuza, si dhe janë dënuar disa persona për veprat penale kultivim, posedim dhe shperndarje të lëndëve narkotike në disa lokacione në gjithë teritorin e republikës së Kosovës”, u shpreh Elezi për Front Online.

    Ai ka folur edhe për masat që duhet të marrin autoritetet përgjegjëse.

    “Institucionet e republikës së Kosovës të zbatimit të ligjit si : Policia, Prokuroria, Gjykatat dhe qendrat korrestuese, urgjentisht duhet marrin masat serioze për parandalimin e kësaj dukurie si dhe riintegrmin e të dënuarve, ngase kjo dukuri është duke u shtrirë në mënyrë tejet të shpejt, andaj institucionet shtetrore duhet ndermarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe koherente për parandalimin dhe normalizimin e situatës”, deklaroi Elezi për Front Online.

    “Nisur nga fakti se kjo dukuri ka shtrirje serioze edhe në kultivimin e drogave dhe poashtu faktit se Kosova po rrezikon të shëndrrohet në vend origjine, atëher policia e Kosovës duhet të mbështetet edhe në institucionet e tejra të sigurisë si për shëmbull në Agjencionin e Kosovës për Intelegjecë, e cila ka drejtori të posaçme për luftimin e kësaj dukurie”, shtoi Elezi për Front Online.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ishin për iftar...
    Lajme28 Mars 2024
    Pasditen e së enjtes, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq. Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht. Lajmin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.