×
  • Lajme
  • Lajme

    Situatë e re: Kushtetuesja thërret seancë publike dhe përfshin Komisionin e Venecias për rrëzimin ose jo të Hotit

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë publike për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me rastin e deputetit Etem Arifi që votoi në ditën e formimit të Qeverisë Hoti. Nga Kushtetuesja kanë bërë të ditur për Gazetën Express se kjo seancë është caktuar me datë 2 dhjetor dhe do të mbahet përmes një video konference. GJK-ja për këtë temë do t’i drejtohet edhe Komisionit të Venecias.

    Qeveria Hoti mund të rrëzohet nëse Gjykata Kushtetuese e interpreton si ndesh me ligjin votën e deputetit Etem Arifi që edhe pas dënimit me burg kishte vazhduar të marrë pjesë në seanca.

    Kjo çështje që është dërguar për interpretim gati gjashtë muaj më parë ende nuk ka marrë epilog, derisa, në Gjykatën Kushtetuese kanë bërë të ditur në një përgjigje për Gazetën Express se për këtë rast do të mbahet seancë publike.
    Kjo seancë që do të zhvillohet përmes video konferencës do të mbahet me datë 2 dhjetor.

    “Gjykata ka marrë vendim që të mbajë seancë dëgjimore publike përkitazi me këtë rast më 2 dhjetor 2020 dhe për këtë do të njoftohen së shpejti të gjitha palët e interesit të përfshira në këtë lëndë. Për shkak të rrethanave aktuale me pandeminë Covid-19, seanca dëgjimore do të organizohet nëpërmjet video-konferencës, në përputhje me rekomandimet dhe udhëzimet në fuqi të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thonë nga Kushtetuesja, derisa, bëjnë të ditur se Gjykata për këtë çështje do t’i drejtohet edhe Komisionit të Venecias.

    “Njëherësh, duke pas parasysh çështjet e ngritura në kërkesë, Gjykata po ashtu ka marrë vendim që t’i drejtohet edhe Forumit të Komisionit të Venecias, përkitazi me praktikat dhe rregullat e aplikueshme në situata të ngjashme, në shtetet anëtare të Komisionit”, thonë nga Kushtetuesja për Express.

    Në Kushtetuese thonë tutje se që nga fillimi kanë pasur komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet dhe palët e përfshira në këtë rast.

    “Bazuar në dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi, Gjykata ka afat 60 ditë për shqyrtimin e kësaj kërkese, që fillon pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve të nevojshme për shqyrtim kushtetues të lëndës. Përkitazi me këtë çështje, Gjykata ka pasur komunikim të vazhdueshëm me institucionet dhe palët e përfshira në rast edhe gjatë muajit shtator, me qëllim të kompletimit të dosjes së lëndës”, thuhet në përgjigje.

    Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti. Për partinë e Albin Kurtit,Vetëvendosjen, e cila ishte rrëzuar nga pushteti, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjëve është jovalide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

    Për këtë arsye nga LVV-ja ishin drejtuar për interpretim në Kushtetuese. Cilido vendim i këtij organi mund të sjellë një situatë të re politike në vend.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Kronika23 Shtator 2023
    Në orët e hershme të mëngjesit është djegur një shtëpi në fshatin Panorc të Malishevës, ku si pasojë e zjarrit ka vdekur...
    Lajme23 Shtator 2023
    Edhe pse e ndaluar me ligj, zjarrvënia e qëllimshme – sidomos pas sezonit të korrje-shirjeve – është shndërruar në dukuri të rrezikshme...
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhur granatë dore në oborrin e një...
    Të tjera
    Vip23 Shtator 2023
    Çifti simpatik Geti dhe Marina së fundmi ishin të ftuar në javën e modës në Milano. Ata për këtë event me rëndësi...
    Lajme23 Shtator 2023
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Shkrui Konxheli nga Teqeja e Lipjanit, i cili është përfitues i mbështetjes financiare me...
    Kronika23 Shtator 2023
    2 mijë e 25 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kanë...
    Lifestyle23 Shtator 2023
    James Clear, autor i librit popullor “Personal Habits”, së fundmi ka udhëhequr një seri seminaresh që synojnë të ndihmojnë të gjithë të...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Presidenti amerikan Joe Biden, planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjata për të ndihmuar Kievin në kundërofensivë të...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është grabitur një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, i cili ka raportuar se i është vjedhur çanta me rreth...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.