×
  • Lajme
  • Lajme

    Situata në veri/ Ish-komandanti i UÇK-së: Qeveria po ndërmerr hapa të ngutshëm, nevojitet koordinim

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2022

    Që nga 6 dhjetori situata në veri të vendit është e tensionuar.

    Pikërisht me këtë datë janë sulmuar edhe zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ), çka u pamundësoi zyrtarëve të KQZ-së të kryejnë punën e tyre.

    Nga institucionet e Kosovën po thonë se këto janë sulme të orkestruara nga bandat kriminale të Vuçiqit, deri sa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se në shpërthimet që kanë ndodhur në veri nuk përjashtohet që pjesëmarrës kanë qenë edhe ish-policët serbë.

    Lidhur me situatën në veri për Front Online, ka folur ish-komandanti i Zonës së Llapit, Latif Gashi.

    Veprimet e Qeverisë sa i përket zgjedhjeve e edhe veprimet e tjera para këtyre, Gashi po thotë se kanë qenë të ngutshme.

    Ai po kërkon që vendimet të merren në koordinim me partnerët ndërkombëtar.

    “Sa i përket çështjes së veriut Qeveria Kurti është duke marrë hapa të ngutshëm. Deri tani gjithçka është bërë në koordinim me ndërkombëtarët, me aleatët tonë. Këto çka është duke i bërë Qeveria janë lojëra të fëmijëve se nuk është dashtë me e sjellë punën që me bë zgjedhje, por është dashtë me u koordinua me faktorin ndërkombëtar edhe me shkua me rregullua problemin njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Gashi për Front Online.

    Sipas tij, hapat e ndërmarrë pa koordinim me faktorin ndërkombëtar janë të pafavorshëm për vendin.

    “Këto hapa të ngutshëm, hapa të pakoordinum me faktorin ndërkombëtar konsideroj se janë të pafavorshëm për Kosovën dhe Kosovën e vendosin në një situatë ku për herë të parë pas 23 vitesh Kosova fajësohet që nuk është konstruktive e jo Serbia”, ka shtuar më tutje ai.

    Mbrëmë në pjesën veriore të vendit, është plagosur edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa janë sulmuar edhe disa gazetarë.

    Kurse, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar shtimin e prezencës në atë pjesë./Front Online

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Haradinaj gëzon...
    Lajme20 Prill 2024
    Kosova me artisten e saj Doruntina Kastratin, fiton çmimin "Special Mention for National Presentation", në Bienalen e Artit në Venecia. Kryeministri i...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut,...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 150 mijë uro, tokë, vlera e të cilës...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi posedon një banesë në emër personal me vlerë rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në regjistrin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka renditur pasuritë e paluajtshme,...
    Lajme20 Prill 2024
    Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik. Mesin e shumë zyrtarëve tjerë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.