×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Situata me COVID/ Erdogan njofton bllokim të plotë gjatë fundjavës

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Presidenti i Turqisë njoftoi masën më të gjerë bllokuese që ka ndërmarrë vendi deri më tani mes një rritje të numrit të infektimeve me COVID-19. Ai ka shtrirë orarin e ndalim-qarkullimit gjatë ditëve të javës dhe ka urdhëruar mbyllje të plotë gjatë fundjavës.

    Duke folur pas një takimi me anëtarët e kabinetit të tij të hënën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ndalim-qarkullim do të zbatohej gjatë ditëve të javës mes orës 21:00 dhe 5:00 të mëngjesit. Ai gjithashtu njoftoi bllokime të plota në fundjavë duke filluar nga ora 9:00 e mbrëmjes të së premtes deri në orën 5:00 ditën e hënë.

    Masat e reja janë planifikuar të nisin të zbatohen prej ditës së martë. Dyqanet ushqimore dhe shërbimet e shpërndarjes së ushqimit do të përjashtohen nga bllokimet brenda një orari të caktuar.

    Ndalim-qarkullimi në fundjavë gjatë orëve të mbrëmjes në dy javët e fundit, ndikoi pak në frenimin e lëvizjes së njerëzve. Mediat turke kanë transmetuar pamje ku shfaqeshin hapësira publike të mbushura.

    Numri i viktimave brenda një dite shënoi shifra rekord për shtatë ditë me radhë, duke e çuar totalin e të vdekurve në 13,558. Javën e kaluar Turqia rinisi të raportojë të gjitha rastet pozitive me COVID-19, ndërsa për katër muaj raportonte vetëm ato raste kur sëmundja shfaqej me simptoma. Tashmë numri i infektimeve ditore ka arritur në rreth 30,000. Shifrat e reja e rendisin Turqinë mes vendeve më të goditura në Evropë.

    Presidenti Erdogan njoftoi gjithashtu se personat mbi 65 vjeç dhe të rinjtë nën 20 vjeç nuk do të lejohen të përdorin transportin publik. Vizitorët e qendrave tregtare do të duhet të përdorin një kod gjurmimi të kontakteve, ndërsa pjesëmarrja në martesa e funerale do të kufizohet në 30 persona./VoA

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.