×
  • Lajme
  • Lajme

    Sistemi i arsimit në Kosovë nuk iu përgjigjet kërkesave të tregut të punës

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Sistemi aktual i arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë, nuk iu përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tregut të punës në vend, thuhet në një raport të publikuar të mërkurën nga Zyra Kombëtare e Auditorit në Kosovë.

    Në raportin e titulluar “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”, thuhet se institucionet përgjegjëse në Kosovë nuk kanë arritur të ofrojnë mundësi efektive për përvetësimin dhe zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive.

    Po ashtu, raporti vë në pah se institucionet përgjegjëse të arsimit nuk kanë siguruar se janë krijuar kushtet e nevojshme për zbatimin e formave duale të arsimit, kushte këto që mundësojnë realizimin e mësimit praktik në ambientet e shkollës dhe praktikës profesionale në biznese.

    Sipas këtij raporti, e gjithë kjo është pamundësuar për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme në shkolla, mungesës së kabineteve apo punëtorive, problemeve me pajisjet aktuale, mungesës së materialit shpenzues, etj.

    “Pavarësisht përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të akterëve relevantë për të rishikuar kurrikulat e profileve të arsimit dhe aftësimit profesional dhe për t’i bazuar ato në zhvillimin e standardeve të profesionit, ky qëllim nuk është arritur. Kjo për faktin se, një pjesë e konsiderueshme e kurrikulave nuk janë rishikuar ende dhe një numër shumë i kufizuar i institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional janë duke zbatuar kurrikulat e rishikuara”, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit.

    Po ashtu, mësimi praktik në punëtoritë e institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional si dhe praktika profesionale në biznese, janë realizuar me vështirësi dhe ngecje të mëdha.

    Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë në vazhdimësi kanë ngritur shqetësim lidhur me atë se sistemi aktual i arsimit dhe aftësimit profesional nuk i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tregut të punës.

    Papunësia ndërkaq, vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdha që e ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit.

    Në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2019, thuhet se papunësia në Kosovë është 25.7 për qind.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Pasditen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali. Rasti ka ndodhur rreth orës...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi ka folur për zbatimin e ligjit të ri të komunikacionit,...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Turqve të Kosovës, ku i ka falënderuar qytetarët e vendit nga...
    Sport23 Prill 2024
    Superliga e Turqisë se mbylli javën e 33-të, ndërsa nuk kishte pak befasi në rezultate. Por, vëmendja më e madhe shkon në...
    Lajme23 Prill 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasniqi me vendim të rektoratit dhe këshillit të ttikës është pezulluar nga...
    Sport23 Prill 2024
    Është vetëm 22 vjeç, por ka arritur që të korrë suksese qysh në moshë të re. Vetëm deri më tani është shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga shefi i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së sotme. Siç njofton presidenca...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.