×
  • Auto
  • Auto

    Sistemet e asistencës në drejtimin e automjetit: Pse shoferët përdorin gjithnjë e më shumë celularët?!

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Një shofer ka më shumë gjasa t’i kushtojë vëmendje gjërave të tjera përveç drejtimit, nëse vetura ka një sistem asistence që mund të përshpejtojë, frenojë dhe drejtojë automatikisht.

    Këtë e tregojnë dy studime të reja të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Më saktësisht, bëhet fjalë për sistemin e ndihmës së pilotit (Volvo) dhe Autopilotin e Teslës. Ato reklamohen si një mënyrë për ta bërë drejtimin më të sigurt dhe më të këndshëm, por në praktikë nënkuptojnë se shumë shoferë po kontrollojnë celularët e tyre, hanë ushqim apo edhe rruhen pas timonit.

    Veturat paralajmërojnë në intervale të rregullta se shoferi duhet të prekë timonin – përndryshe sistemi do të fiket, por drejtuesit u përshtatën shpejt me paralajmërimet dhe vazhduan të mbanin vëmendjen e tyre në gjëra të tjera përveç trafikut.

    Studimi i parë përfshiu 29 shoferë që përdorën sistemin Volvo Pilot Assist për tre vjet. Studimi i dytë përfshiu 14 shoferë që vozitin me autopilotin e Teslës për një muaj.

    “Në të dy studimet, shoferët rregulluan sjelljen e tyre dhe filluan të përfshihen në aktivitete që nuk kanë të bëjnë fare me drejtimin e automjetit”, tha David Harkey, president i Institutit Ndërkombëtar të Sigurimeve (IIHS). /Telegrafi/

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Auto23 Shtator 2024
    Me një Ferrari të ri në ndërtim, ishte vetëm çështje kohe para se artistët në Amalgam të krijonin një kopje në shkallë...
    Auto20 Shtator 2024
    Bateritë humbasin kapacitetin me kalimin e kohës. Kjo vlen edhe për ato që gjenden në telefonat celularë dhe ato që gjenden në...
    Auto19 Shtator 2024
    Quhet SOC dhe nënkupton pronarët e veturave më të shtrenjta në mbarë botën. Edicioni i 10 -të i SOC-së është mbajtur në...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në Nju Jork se do të dekorojë përfaqësuesit e shteteve “që ishin në anën e Beogradit”...
    Sport23 Shtator 2024
    Futbollisti i njohur Enis Zabërgja përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vendosur që t’i jap fund karrierës...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të birin ia vrau shteti. Ajo në Frontal në T7 tha se kur Fatoni...
    Lajme23 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton. Osmani i ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.