×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Siri, vrasjet në kampet e të zhvendosurve shtojnë frikën e ringjalljes së Shtetit Islamik

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Rritja e dhunës në një prej kampeve më të mëdha të personave të zhvendosur në verilindje të Sirisë po ndez frikën se grupi terrorist Shteti Islamik ka një kontroll shqetësues në rajon.

    Zyrtarët e grupeve humanitare dhe hulumtuesit thonë se në kampin al-Hol, ku strehohen gati 62,000 gra dhe fëmijë, ka pasur të paktën 18 vrasje që nga fillimi i vitit, 12 për të cilave në dy javët e para të janarit.

    Sipas një raporti të hënën nga Qendra e Informacionit Rojava (RIC), që mbështet kurdët, të paktën gjysma e vrasjeve ishin ekzekutime në të cilat viktimave u ishte prerë koka dhe se shumë prej sulmeve duket se kanë lidhje me Shtetin Islamik (IS).

    “Padyshim, ISIS ka shumë ndikim brenda kampit”, tha për Zërin e Amerikës Charles Flynn, hulumtues me qendrën RIC.

    Në një rast, tha zoti Flyn, një të moshuari irakian iu pre koka në publik sepse punonte me grupin Asayish, Forcat Demokratike Siriane (SDF) të cilat kujdesen për sigurinë e kampit al-Hol. Për vrasjet e tjera kanë marrë përgjegjësinë anëtarët aktivë të ISIS që jetojnë aty, tha analisti.

    “Duket se ka gjykata dhe këshilla të brendshëm të anëtarëve të ISIS të cilët vendosin mbi fatin e viktimave dhe të tjerëve”, tha ai.

    Shtimi i papritur i dhunës i ka alarmuar zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, të cilët kanë paralajmëruar se vrasjet “tregojnë një mjedis sigurie gjithnjë e më të paqëndrueshëm”.

    Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se 18 vrasjet e këtij viti bien në kontrast me 35 vrasjet në kampin al-Hol gjatë vitit 2020. Hulumtuesit me grupin RIC thonë se vetëm dhjetorin e kaluar u vranë dy vetë.

    Ndikimi që Shteti Islamik po ushtron tek zhvillimet në kampin al-Hol po ashtu ka tërhequr vëmendjen e komandantëve ushtarakë amerikanë.

    “Ky është një zhvillim alarmant që mund të ndikojë tek gjeneratat e ardhshme”, tha Gjenerali Keneth “Frank” McKenzie i Komandës Qendrore Amerikane gjatë një bisede virtuale me Institutin për Çështje të Lindjes së Mesme.

    “Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk gjen një mënyrë për të riatdhesuar dhe riintegruar ata njerëz në komunitetet e tyre dhe të mbështesë programet lokale të pajtimit, ne do të shohim indoktrinimin e gjeneratës së ardhshme të ISIS-it, ndërsa këta fëmijë radikalizohen”, tha Gjenerali McKenzie.

    “Mos adresimi i kësaj çështje tani do të thotë që ISIS-i në të vërtetë kurrë nuk do të mposhtet.”

    Nga rreth 62,000 persona të zhvendosur që ende jetojnë në kampin al-Hol, më shumë se gjysma janë fëmijë nën moshën 12 vjeçare.

    “Shtimi i dhunës kohët e fundit nënvizon se kampi nuk është një vend ku mund të rriten fëmijët”, tha për Zërin e Amerikës Danielle Moylan, zëdhënëse e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Kordinimin e Çështjeve Humanitare. “Nevojiten zgjidhje të qendrueshme për të gjithë banorët, qoftë sirianë, irakianë apo nga vende të tjera.”

    Të dhëna të zbulimit nga shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara po ashtu kanë shtuar shqetësimet për kampin al-Hol.

    “Disa të ndaluar e shohin kampin si qëndresën përfundimtare të ‘kalifatit’”, thuhet në një raport të publikuar javën e shkuar. “Të miturit njoftohet se po indoktrinohen dhe përgatiten të bëhen operativë të ardhshëm të ISIL”, vazhdon më tej raporti, duke iu referuar Shtetit Islamik me një prej akronimeve të tjera.

    Administrata Autonome për Sirinë Veriore dhe Lindore (AANES) e cila bashkëpunon me SDF për të mirëmbajtur kampin al-Hol, ka punuar për të ndihmuar të kthehen në shtëpitë e tyre 24 mijë sirianë të zhvendosur. Por përpjekjet kanë qenë të ngadalta, me rreth 800 njerëz që u larguan nga kampi në fund të vitit të kaluar./voa

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.