[wp-story]

Bota/Rajoni

Siri, 16 policë të lënduar në një sulm terrorist

Siri, 16 policë të lënduar në një sulm terrorist
13:34 | 16 Qershor 2020

Gjatë sulmit me bombë në Azez të Sirisë janë lënduar 16 nëpunës policorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet njoftuan se bomba ishte montuar në një minibus që transportonte pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Theksohet se policët e lënduar janë transportuar në spitalin e afërt, ndërsa hetimi në vendin e ngjarjes tregon se sulmi me siguri është kryer nga ana e organizatës terroriste YPG/PKK.

Sulmi tjetër ka ndodhur në qendër të provincës Bab, në veri të Sirisë.

Gjatë shpërthimit të bombës e cila ishte montuar në një cisternë karburanti nuk ka të lënduar, por është shkaktuar dëm i madh material.

Shpërthimi ndodhi në parkingun e cisternës, ku shumë prej tyre u dogjën, ndërsa zjarrfikësit një kohë të gjatë luftuan me stuhinë e zjarrtë.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë konsiderojnë se bëhet fjalë për sulm sabotimi nga YPG/PKK.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera