[wp-story]

Video

Sipërfaqen e lumit të ngrirë e thyen me eksploziv, shpërthimi ngriti ujin deri në 50 metra (Video)

Sipërfaqen e lumit të ngrirë e thyen me eksploziv, shpërthimi ngriti ujin deri në 50 metra (Video)
10:40 | 09 Prill 2019

Kur afrohet pranvera në veri të Kinës, mirëmbajtësit e lumit Amur, kujdesen që t’ia thyejnë sipërfaqen e ngrirë, në mënyrë që parandalojnë grumbullimin e ujit të akujve që shkrirjen dhe të evitojnë vërshimet.

Këtë sezon, është përdorur eksplodim i kontrolluar, që të thuhet sipërfaqja, gjë që bëri ngritjen e ujit në kolonat që arrinin deri në 50 metra lartësi, transmeton Telegrafi.

Intervenimi që është bërë së fundmi, është i domosdoshëm për shkak se rrjedha e ujit bllokohet nga akulli dhe del brej shtratit të lumit.

Që nga fillimi i muajit, ekspertët kanë vënë dinamit në pjesët e caktuara, në lumin që ndodhet në zonën e ftohtë, në kufi me Rusinë.

Gjithçka ka shkuar sipas planit në këtë intervenim, që nuk pritet të ketë shkaktuar ndonjë dëmtim në peshqit që jetojnë aty.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera