×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Shëndetësisë do ta padisë ministrin Hekuran Murati

    FrontOnline
    25 Nëntor 2021

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK) do ta padisë ministrin e Financave, Hekuran Murati, raporton Front Online.

    Kryetari i kësaj Sindikate, Blerim Syla, i ka quajtur skandaloze deklaratat  Murati, i cili tha se kjo sindikatë është e kapur dhe ka synime politike.

    Sipas Sylës, ministri Murati ka thënë gjëra të pabazuara dhe ka bërë shantazh  e ndërhyrje në organizimin sindikal, e që siç tha ai, janë të dënueshme me kodin penal.

    “Ne do të bëjmë padi në emër të federatës. Ai ka atakuar dhe ka thënë gjëra të pabazuara dhe shantazh. Ka bërë ndërhyrje në organizimin sindikal që është i dënueshëm me kod në Kosovë. Sot jemi duke u marrë me grevë dhe përgjigja më e mirë ndaj deklaratës së tij është greva e sotme e punëtorëve që është duke u zhvilluar në Republikën e Kosovës. Nesër do t’i fillojmë përgatitjet për padi, avokatët janë duke u marrur me këtë çështje, padi do të ketë”, ka thënë ai për Front Online.

    Ministri Murati tha se FSSHK ka pranuar mbi 3 milionë euro në emër të kontributeve që u janë ndalur nga paga personelit shëndetësor dhe u janë transferuar FSSHK-së derisa ka hedhur dyshime se ndonjëherë personeli shëndetësor janë njoftuar se ku kanë shkuar këto para.

    Ndërkaq të gjitha këto i ka hedhur poshtë kryesindikalisti i Shëndetësisë, Blerim Syla.

    “Ne jemi duke e përgatitur një padi për deklarata që i ka bërë skandaloze, se sa ka nda mjete për punëtorët shëndetësor më së miri tregon reagimi i sotshëm që 100 % e punëtorëve shëndetësor janë në grevë”, ka thënë Syla për Front Online.

     

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.