×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Policisë: Sot dita e fundit për vlerën e koeficientit, Qeveria është mbyllë, s’ka informata

    Jehona Zhuniqi
    31 Janar 2023

    Dihet vetëm një gjë.

    Ligji i Pagave do të nis së zbatuari më 5 shkurt.

    Kjo, për shkak që i njëjti është dekretuar nga presidentja më 4 janar.

    Sipas procedurave pas dekretimit ky ligj hyn në fuqi pas një muaji.

    Edhe pse data është ofruar, punëtorët e sektorit publik nuk dinë se sa do të jetë vlera e koeficientit.

    Ndërsa, nga Qeveria kanë deklaruar se vlera e koeficientit do të bëhet publike në muajin janar.

    Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe pse sot jemi në ditën e fundit të këtij muaji.

    Nga Sindikata e Policisë, për Front Online kanë deklaruar se Qeveria është mbyllë komplet dhe se nuk kanë asnjë informacion.

    “Ata kanë deklaruar që deri në fund të janarit do të dihet vlera e koeficientit. Ata nëse edhe sot nuk dalin me vlerën e tij, në realitet Ligji i Pagave në realitet sipas procedurave hyn në fuqi më 5 shkurt. Këta e kanë dhënë premtimin, por a e mbajnë premtimin, a do të dalin sot me vlerë të koeficientit apo nuk do të dalin nuk e di, janë mbyll, nuk donë me dhënë informacione. S’kemi as informata as zyrtare e as  jo zyrtare se sa do të jetë vlera e koeficientit”, ka deklaruar për Front Online, kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.

    Në media ka qarkulluar një lajm se vlera e koeficientit do të jetë 110 euro.

    Kjo, vlerë për Sindikatën e Policisë është e papranueshme

    “Është e papranueshme për sindikatën e Policisë sepse realisht me disa nene tjera që janë në Ligjin e Pagave në xhepin e Policit nuk do të ketë rritje page. Do të ketë rritje në pagën bazë por rritje në pagën neto nuk do të ketë dhe mandej në një pjesë bukur të madhe do të ketë edhe zbritje, kështu që është e papranueshme”, ka thënë Zeqiri.

    Ai, ka thënë se kanë kërkuar që vlera të jetë 130 euro, por jo të jetë më pak se 120.

    E, në rast se është nën vlerën e 120-ëshit, Zeqiri thotë se pakënaqësitë do të jenë të mëdha.

    “Ne kemi kërkuar që vlera me qenë 130 euro, por të bëhemi real sado që të jetë më pak se 120 euro është e papranueshme. Pakënaqësitë kanë me qenë jashtëzakonisht të mëdha në Sindikatën e Policisë, dhe në gjithë sektorin publik, prandaj do të reagojmë me gjithçka çka mundemi do të reagojmë”, ka thënë ai.

    I, pyetur se cilat do të jenë reagimet e tyre, përgjigja e Zeqirit ka qenë e shkurtë.

    “Fillimisht do të paralajmërojmë me shkresa se kjo është e papranueshme për ne, e mandej i kemi strukturat organizative në Sindikatë dhe do të dalim më veprimet tjera që do t’i ndërmarrim”, është shprehur shkurt ai, për Front Online.

    Me ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve sillet nga 2 deri në 18 – më i larti i takon vetëm presidentes së shtetit.

    Më i ulëti, ndërkaq, u takon pozitave si: rekrut/kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, kadet doganor dhe kadet korrektues./Front Online/

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.